Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, thotë se akuzat që LDK-ja ka bërë kundrejt aktivistëve të VV-së, për kinse fushatë linçuese kundër ShBA-së, janë plotësisht të pavërteta, derisa theksoi se këto akuza po bëhen si parapërgatitje për një “puç”, nga partia në fjalë.
Në një prononcim për KP Nagavci u shpreh e habitur duke thënë se “sa poshtë ka rënë LDK-ja me këto akuza të pabaza”.
“Është jo veç se e pakuptueshme për mua, por është e habitshme se sa poshtë kanë ra një subjekt si LDK-ja edhe në llumin ku ata tashmë janë zhytur vetë, mundohen që të përhapin balt për gjithë të tjerët. Është vërtet e pakuptueshme se si mundën që të përdorin artikuj të tillë duke qenë se, në se e shihni se cilit artikull i referohen, është një artikull krejtësisht i pavërtetë dhe që e merr si objektiv një lajm të publikuar në një faqe mbështetësve të një subjekti tjetër, për më shumë ata janë nisur prej komenteve në komente, domethënë është krejtësisht e ulët, e pa vërtetë”, thotë Nagavci.
Ndër të tjerash Nagavci deklaroi se, veprimet e një partie si LDK, e cila ka marrë mbështetjen e popullit janë shumë të ulëta.
Ajo thotë se, LDK-ja po bën parapërgatitje për një “puç” me qëllim të krijimit të një aleance me ata që deri dje i kanë quajtur kapës të shtetit.
“Gjithë kjo që po ndodhë, ky harmonizim i LDK-së, i disa prej gazetave është veç ajo që në fakt është parapërgatitje për atë që po mundohen të bëjnë, një ‘puq’ duke u munduar që të krijojnë aleanca me ata që deri dje i kanë quajtur kapës të shtetit. Është shumë e ulët duke ditur që kanë pasur mbështetje popullore dhe duke besuar që në LDK, ka njerëz shumë racional dhe të përgjegjshëm të kemi një reagim të tillë publik”, thotë Nagavci
Tutje ajo thotë se, VV nuk do të bie në llumin ku është zhytur LDK-ja.
LDK përmes një komunikate për media, këtë të shtunë, tha se e dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike, e orkestruar, qoftë drejtpërdrejt përmes aktivistëve politikë apo forma tjera indirekte, ndaj aleatit të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe personaliteteve të SHBA-ve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet