LAJMI I FUNDIT:

“La Casa de Papel”: Kush është Alvaro Morte, aktori që e luan Profesorin

“La Casa de Papel”: Kush është Alvaro Morte, aktori që e luan Profesorin
Alvaro Morte (Foto: Pablo Cuadra/Getty Images/Guliver)

‘Ngjitësi’ që e mban bashkë ekipin e “La Casa de Papel”, Profesori, është një prej arsyeve pse njerëzit janë bërë të varur nga seriali.

Ku “La Casa de Papel” (“Money Heist”) për herë të parë nisi të emetohej në Netflix, shikuesit u njoftuan me seriozin, por gjeniun, ‘djaloshin e keq’, i cili është orkestruesi i aktiviteteve.


Gjatë katër sezoneve e kemi parë protagonistin stoik, të fokusuar, fanatik ndaj asaj që bën e deri te momentet kur e ka humbur gjakftohtësinë. Sezoni i katërt ka sjellë një anë tjetër të Profesorit, kësisoj edhe një anë tjetër të aktorit që e portretizon atë, Alvaro Morte.

(Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Më poshtë jua sjellim disa të dhëna për aktorin e talentuar duke mësuar pse shikuesit e duan aq shumë në rolin e kriminelin mendjemprehtë.

Do të ketë sezon të pestë dhe të gjashtë të 'La Casa de Papel'? Besohet se ato janë planifikuar para fillimit të sezonit të katërt
Lexo po ashtu Do të ketë sezon të pestë dhe të gjashtë të 'La Casa de Papel'? Besohet se ato janë planifikuar para fillimit të sezonit të katërt

Ka luajtur në seriale dhe filma

Kur Morte e nisi karrierën artistike në vitin 2002, ai luajti një rol të vogël në dramën mjekësore spanjolle, “Hospital Central”. Ky serial ishte krahasuar me “E.R.”. Rolin e parë të rëndësishëm filmik e luajti në “Lola, la pelicula”, një film për valltaren spanjolle të flamengos, Lola Flores.

Që atëherë ka luajtur në serialin “Isabel” krahas bashkaktores në “La Casa de Papel”, Ursula Corbero dhe shumë projekte tjera, si “Bandolera”, “Amar en tiempos revueltos”, “Mirage” e “El embarcadero”.

Është i martuar

Morte dhe gruaja e tij, stilistja Blanca Clemente, janë martuar në një ceremoni private. Ata janë prindër të dy fëmijëve binjakë, një vajzë dhe një djalë.

“La Casa de Papel” ia ndryshoi jetën

(Foto: Pablo Cuadra/Getty Images/Guliver)

Falë suksesit të madh të këtij seriali, Morte dhe pjesa tjetër e aktorëve janë bërë të njohur botërisht. Ai nuk ishte mësuar që të shndërrohej në sensacion brenda natës dhe këtë ia mundësoi roli i Sergio “El Profesor” Marquina.

Aktori ka thënë që ndihet me fat për shkak të suksesit të serialit dhe për faktin se i ofrohen role nga e gjithë botë. Seriali rekordthyes ia ndryshoi jetën.

“Ka ndryshuar shumëçka, por në një aspekt jam i njëjti. Nuk i kam ndryshuar shprehitë apo sjelljen. Por, është vërtetë që në një anë është pjesa e famës dhe është e çuditshme që brenda natës ia nisën të më kërkojnë fotografi dhe autografe”, ka thënë 45-vjeçari në një intervistë për versionin brazilian të Metro Journal.

Një tjetër serial e ka sfiduar Morten si aktor

Gjatë pushimit nga xhirimet e “La Casa de Papel”, aktori ka punuar në serialin tjetër, “El embarcadero”. Ngjarja është realizuar nga autorët e njëjtë të “Money Heist”, ndërsa flet për një burrë të dashuruar në dy femra. Karakteri që luan Morte, i quajtur Oscar, është një burrë i martuar me një bagazh emocional.

Gjatë promovimit të serialit, aktori ka thënë se kishte pasur frikë që të hynte në këpucët e Oscarit, meqenëse duhej ta luante mashkullin që e tradhtonte gruan dhe njëherësh ta bindte publikun për të mos e paragjykuar.

Krahas punës si aktor, ai është pronar i një kompanie teatrale të quajtur “300 pistolas” (në shqip: “300 pistoletat”) të themeluar në vitin 2012. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori