LAJMI I FUNDIT:

Do të ketë sezon të pestë dhe të gjashtë të ‘La Casa de Papel’? Besohet se ato janë planifikuar para fillimit të sezonit të katërt

Do të ketë sezon të pestë dhe të gjashtë të ‘La Casa de Papel’? Besohet se ato janë planifikuar para fillimit të sezonit të katërt
La Casa de Papel (Foto: Netflix)

Seriali “La Casa de Papel” është bërë një fenomen mbarëbotëror.

Sezoni i ri i përmbajtjes popullore Netflix është pranuar gjerësisht në mes të një epoke në të cilën shumica e njerëzve mbahen në shtëpi për shkak të pandemisë coronavirus, kështu që, përkundër faktit se vështirë se doli këtë të premte, shumë prej njerëzve e kanë përfunduar tashmë atë.


Tetë kapitujt zgjidhin disa skena të panjohura, por jo të gjitha- megjithëse nuk duhet të shqetësoheni pasi ky nuk është fundi i serialit.

La Casa de Papel (Foto: Netflix)

Sipas faqes spanjolle Marca, hiti i Netflix do të ketë një sezon të pestë dhe të gjashtë ndonëse nuk është bërë akoma një konfirmim zyrtar nga Netflix.

Shikuesit mund të presin pak kohë duke pasur parasysh se si xhirimet në të gjithë botën janë shtyrë për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

A do të ketë "La Casa de Papel 5"?
Lexo po ashtu A do të ketë "La Casa de Papel 5"?

Deri më tani, sezoni i parë dhe i dytë u filmuan së bashku, siç ishin pjesa e tretë dhe e katërt.

Por, diferenca midis dy transmetimeve ishte 20 muaj, që do të thotë se shikuesit mund të presin për pjesën e pestë dhe të gjashtë deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022.

Që nga premiera në vitin 2017, “La Casa de Papel” është bërë pjesë e shumë protestave anembanë botës.

Në korrik të 2019, protestues në Porto Riko kërkuan që gurvenatori të dorëhiqej. Disa prej tyre u panë të veshur si personazhet e serialit me shkrimin, “Ne jemi rezistenca”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori