Ekonomia e Maqedonisë së Veriut është goditur rëndë nga koronavirusi, që ka shkaktuar pasoja në të gjithë sektorët e ekonomisë, në veçanti në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shumë prej të cilave kanë ndërprerë aktivitetet e tyre.
Ministrja e Financave, Nina Angellovska, thotë se buxheti në dy muajt e parë të vitit kishte nisur të realizohet sipas parashikimeve, por nga mesi i marsit filloi rënia ekonomike si pasojë e virusit që ka goditur të gjithë sektorët në vend.
“Që nga 20 marsi, kur nisëm masat shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nisi të ndjehet kriza ekonomike, pra të kemi rënie të madhe të të ardhurave nga taksat, edhe atë për rreth 25 për qind mesatarisht, në bazë ditore. Kjo çoi në një rënie totale të të ardhurave nga taksat në mars prej 11 për qind në krahasim me një vit më parë, kryesisht për shkak të rënies së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, rënies së akcizave dhe rënies së tatimit mbi fitimin”, ka deklaruar Angellovska.
Për shkak të uljes së aktiviteteve ekonomike, humbjet buxhetore pritet të sillen ndërmjet 700 milionë dhe 1.3 miliard euro.
Mbulimi i këtij boshllëku pritet të bëhet me borxhe nga institucionet financiare ndërkombëtare edhe atë prej rreth 800 milionë euro dhe masave tjera. Qeveria në seancës e premtes ka miratuar edhe rishikimin e buxhetit, duke shkurtuar fondet e shumë ministrive në vlerë prej rreth 120 milionë euro. Me këto para pritet të mbulohen sektorë të tjerë, në veçanti masat për mbrojtje shëndetësore si dhe bizneset.
Por, organizatat sindikaliste raportojnë për mijëra largime nga puna dhe masa joefikase nga qeveria. Sipas tyre, vetëm gjatë muajit mars nga Enti i Punësimit janë shlyer rreth 20 mijë punëtorë, ndërsa kjo shifër mund të rritet nëse nuk ndërmerren masa serioze. Nga Shoqata për hotelieri dhe turizëm pranë odës ekonomike, kanë refuzuar ndihmën e qeverisë prej 14,500 denarë apo rreth 230 euro për çdo punëtorë, pasi e njëjta pas krizës duhet t’i kthejnë, ndërkohë që siç thonë nëse këtë e pranojnë atëherë u merret e drejta të aplikojnë për ndonjë projekt tjerë të ndihmës.
“Është shumë me rëndësi që publiku të dijë se të gjitha masat që janë propozuar dhe miratuar aktualisht, nëse i përdorim ato, do të na fusin në borxh të mëdha pas krizës, gjë që nuk e dimë kur do të përfundojë”, tha Martin Angelovski nga Shoqata për hotelieri dhe turizëm.
Nga Agjencia e Punësimit kanë thënë se informacionet për largime nga puna nuk mund të konsiderohen të sakta, pasi bëhet fjalë për një procedurë të pranishme edhe para pandemisë dhe se bëhet fjalë për lëshime, por edhe pranime në punë.
“Informacionet nuk janë të vërteta pasi te ne në qendrat e punësimit as janë bërë ç’lajmërime nga sigurimi i obligueshëm social, e as që për momentin kemi paralajmërime masive për teprica teknologjike për numër të madh të personave”, thotë Biljana Jovanovska, drejtore e Agjencisë së Punësimit.
Masat e qeverisë janë komentuar edhe nga opozita, e cila i ka quajtur si joefikase ndërsa ka akuzuar për shpenzim të parave shtetërore sikur të mos kishte gjendje të jashtëzakonshme, siç thotë Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE-ja. Kjo parti kërkon shkurtimin e buxheteve të të gjitha institucioneve dhe rritjen e ndihmës për bizneset që janë në gjendje të rendë.
“Secili institucion në sektorin publik individualisht duhet të shkurtojë fondet joproduktive dhe publikisht t’i njoftojë ato në mënyrë që të konfirmojë ose jo synimet e sinqerta të kësaj qeverie për sa i përket kursimeve të buxhetit. Ne rekomandojmë një rishpërndarje urgjente të fondeve në buxhetin e shtetit, më shumë fonde për kujdesin shëndetësor dhe bizneset dhe më pak për shpenzime joproduktive”, ka deklaruar Sllavevski.
Nga masat e qeverisë nuk janë përshirë punonjësit e administratës, të cilët edhe pse nuk punojnë vazhdojnë të marrin pagat e njëjta sikur edhe para krizës ekonomike. Kjo ka nxitur reagime të shumta në veçanti të bizneset e goditura nga kriza. Qeveria më 14 mars në kuadër të masave ndaloi punë e të gjitha hoteleve, kafeneve, restoranteve, bareve, lojërave të fatit e bastoreve sportive, që sipas vlerësimeve kanë edhe numrin më të madh të të punësuarve në vend./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për ASH-në e Ziadin Selës, vendimi i sotëm për faljen e organizatorëve të 27 prillit
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Siljanovska Davkova -Angellovska-Bezhovska: Pritet stabilitet i çmimeve dhe atij financiar
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar