LAJMI I FUNDIT:

Blero i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale

Blero i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale
Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ditët e karantinës po i kalon i vetëm në banesën e tij në Prishtinë.

Kjo pasi bashkëshortja e këngëtarit, modelja Afrona Dika, ka mbetur në Zvicër te familja e saj dhe që nga anulimi i fluturimeve nuk ka mundur të vijë më në Kosovë.


Për jetesën e tij i vetëm në këto ditë karantine, Blero foli përmes një lidhje direkte për emisionin “Rudina” në TV Klan.

Ai përball gazetares Rudina Magjistari përveçse tregoi rutinën e tij të përditshme, bëri të ditur edhe se i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithë insistimin, ai nuk tregoi se ndërhyrje e çfarë lloji ishte, duke preferuar ta mbajë për vete këtë pjesë.

“Është pak personale që të flas për ndërhyrjen, por me rëndësi është që jam mirë, jam shëndoshë dhe jam duke e marrë veten për t’u rikuperuar. Kam 12 ditë që jam i shtrirë, por më ka qëlluar ndoshta në atë kohën ideale, duke qenë se është dhe kohë karantine, kohë që të rrimë në shtëpi ka qenë më kollaj për mua për ta përballuar. Jam mirë dhe duke e marrë veten”, ka thënë këngëtari.

I njëjti gjithashtu ka bërë të ditur se ka realizuar këngën e tij të re, por pret lansimin e saj pasi të përfundojë pandemia COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori