LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi më i çmendur në histori të Serie A, Interi po humbiste 0-2, por në pesë minutat e fundit shënuan tre herë dhe fituan ndeshjen

Rikthimi më i çmendur në histori të Serie A, Interi po humbiste 0-2, por në pesë minutat e fundit shënuan tre herë dhe fituan ndeshjen

Inter-Sampdoria është njëra nga ndeshjet që nuk do të harrohen kurrë.

Ishte edicioni 2004/2005, kur Neroazzurët ishin nikoqir të Sampdorias dhe gjithçka po shkonte keq nga fillimi i ndeshjes.


Sampdoria kaloi në epërsi me Max Tonetton në minutën e 44-të, ndërsa Interi vazhdonte sulmet e njëpasnjëshme.

Në minutën e 83-të, mysafirët shënuan për 0-2 me bjellorusin Vitali Kutuzov, duke bërë që mijëra tifozë ta lëshonin stadiumin duke mos besuar në një rikthim spektkolar të Interit.

Roberto Mancini bëri zëvendësime fantastike, duke inkuadruar në lojë Obafemi Martinsin dhe Alvaro Recoban.

Sulmuesi nigerian shënoi në minutën e 88-të për ta ngushtuar rezultatin në 1-2, para se Christian Vieri të barazonte shifrat në 2-2 tre minuta më vonë.

Futbollistët vendas sulmonin si të ‘çmendur’ mysafirët, teksa në minutën e 93-të ndodhi rikthimi i madh ku Alvaro Recoba shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës për 3-2.

Që nga ajo kohë, tifozët e futbollit më saktësisht të Serie A e përmendin rikthimin spektakolar të Interit.

Sot e asaj dite ky rikthim mbetet më i bukuri në Serie A, ndërsa atë vit Interi arriti të fitonte Kupën e Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori