LAJMI I FUNDIT:

Hamza: PDK nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie që është në Kuvend

Hamza: PDK nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie që është në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se kjo parti është komode në raport me koalicionet pasi sipas tij ata nuk kanë vendosur vija të kuqe për askënd.

“Ne nuk kemi nevojë t’i shkrijmë vijat e kuqe. Nëse ka nevojë për diçka të tillë, duhet ta bëjnë të tjerët”, tha Hamzaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.


I pari i deputetëve të PDK-së thotë se kjo parti është e gatshme për zgjedhje të reja kurdo që ato mbahen por këtë mandat kanë humbur zgjedhjet dhe duan të reflektojnë si opozitë.

Ai thotë se sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson që një parti të fitojë e vetme zgjedhjet.

“Prandaj është e nevojshme të krijohen koalicione. Kur ki nevojë për koalicione normalisht se duhet të bësh kompromise dhe të heqësh diçka nga programi yt”.

Hamza thotë se nuk mund ta paragjykojë se më kë mund të jetë PDK në koalicion me të ardhmen.

Propozimi i PDK-së për të ndihmuar bizneset: Punëtorët e sektorit privat për tre muaj marrin nga 300 euro
Lexo po ashtu Propozimi i PDK-së për të ndihmuar bizneset: Punëtorët e sektorit privat për tre muaj marrin nga 300 euro

“PDK as nuk ka pasur e as nuk ka vija të kuqe për subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, tha ndër të tjera Bedri Hamza./Telegrafi/