LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti thotë se edhe pas 13 prillit, Prishtina do të vazhdojë me orë policore në orar të njëjtë

Ahmeti thotë se edhe pas 13 prillit, Prishtina do të vazhdojë me orë policore në orar të njëjtë

Kreu i Komunës së Prishinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Prishtina do të vazhdojë me orë policore edhe pas 13 prillit, përkundër se vendimin e tanishëm të Qeverisë Kushtetuesja e ka cilësuar antikushtetues për shkak të cenimit të lëvizjes së qytetarëve.

Ahmeti në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, tha se qytetarët s’do të kenë të drejtë të lëvizin nga ora 17:00-06:00, në kryeqytet.

“Nevojitet vendim i veçantë për çdo komunë kështu që ne do të vazhdojmë me respektimin e orës policore prej orës 17:00 edhe pas 13 prillit. Meqenëse situata po ndryshon shpejt mbledhja është thirrur për këtë ditë ndërkohë varësisht nga situata edhe dy mbledhje priten të mbahen. Kemi 26 raste në Prishtinë, kam diskutuar me ministrin Vitia dhe mund të them se i kemi shpëtuar një shpërthimi më të madh”, ka thënë Ahmeti.


Kuvendi komunal i Prishtinës pritet të aprovojë edhe pakon ekonomike emergjente me një sërë masash për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

Ahmeti duke folur për angazhimin komunal për të luftuar parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19 tha se nesër do t’i testojnë 25 persona në kryeqytet si të dyshuar për COVID-19. Derisa bëri të ditur se 13 punëtorë shëndetësor që punojnë në QKMF të në Prishtinë janë në vetizolim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori