LAJMI I FUNDIT:

George dhe Amal Clooney dhurojnë një milion dollarë për rikuperimin e dëmeve nga coronavirusi

George dhe Amal Clooney dhurojnë një milion dollarë për rikuperimin e dëmeve nga coronavirusi

George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë dhuruar më shumë se një milion dollarë të fondeve të tyre personale për të ndihmuar në zbutjen e dëmeve nga coronavirusi.

Aktori 58-vjeçar dhe avokatja 42-vjeçare për të drejtat e njeriut kanë ndarë dhurimin në gjashtë copëza për organizata të ndryshme me vlerë qindra mijëra dollarë, sipas Deadline.

Paratë do të ndihmojnë të gjithë nga kolegët e Georgeyt që luftojnë në Hollywood mes një mbylljeje të industrisë, në përpjekje më të drejtpërdrejta për ndihmë, shkruan DailyMail.


George dhe Amal Clooney (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

George dhe Amal kanë dhuruar 250,000 dollarë secili në Fondin e Motion Picture & Television (MPTF), Fondin SAG-AFTRA dhe Fondin e Kryetarit të Komunës të Los Angelesit.

Fituesi i Çmimit “Oscar” është një anëtar i bordit për MPTF, i cili ekziston për të mbështetur punëtorët e industrisë në nevojë, si dhe profesionistë të industrisë së moshuar, dhe gjithashtu po adreson nevojat që dalin nga COVID-19.

Fondi SAG-AFTRA siguron ndihmë financiare urgjente dhe sigurim shëndetësor për interpretuesit në nevojë, dhe aktualisht është duke ofruar grante për anëtarët e tij që mund të ndihmojnë me sigurimet shëndetësore, ushqimin dhe kujdesin mjekësor.

George dhe Amal Clooney (Foto: Elisabetta Villa/Getty Images/Guliver)

Fondi i Kryetarit të Komunës siguron furnizime mjekësore të nevojshme për spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që luftojnë me shpërthimin e coronavirusit, si dhe ndihmë për të moshuarit dhe të pastrehët.

300,000 dollarët e tjerë do të ndahen midis Bankës Libaneze të Ushqimit, rajonit Lombardo të Italisë dhe Shërbimit Kombëtar të Shëndetit të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

Banka Libaneze e Ushqimit ndihmon në ushqimin e të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara ose sëmundjes kronike, nënave beqare, jetimëve dhe atyre që nuk kanë mundësi të punojnë në mes të pandemisë.

George dhe Amal Clooney (Foto: Gerardo Mora/Getty Images/Guliver)

Fondet e destinuara për Lombardinë do të dhurohen në spitalet në rajon duke u kujdesur për individët e infektuar, ndërsa paratë e NHS do të shkojnë gjithashtu në spitale dhe punonjës të kujdesit shëndetësor në vijat e para të frontit.

George dhe Amal iu bashkohen kështu një liste në rritje të të famshëmve që dhurojnë paratë e tyre për të ndihmuar ata që preken nga pandemia e coronavirusit.

Cardi B njoftoi të mërkurën se do të dhuronte miliona dollarë në bashkëpunim me Fashion Nova, me 1.000 dollarë që shpërndahen çdo orë për 42 ditë.

Ajo më parë dhuroi 20,000 pije për zëvendësimin e vaktit për punonjësit e kujdesit shëndetësor të qytetit të New Yorkut.

George dhe Amal Clooney (Foto: Erik Voake/Getty Images/Guliver)

Gjithashtu të mërkurën, Halsey dhuroi 100,000 maska për profesionistët e mjekësisë në mes të pandemisë koronavirus.

Rihanna gjithashtu ka dhuruar pesë milionë dollarë për punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së përparme dhe pajisjet mbrojtëse personale (PPE) për shtetin.

Ndërkohë, Lady Gaga ka ndihmuar organizatën Global Citizen të mbledhë 35 milionë dollarë për PPE.

Reperët Jay-Z dhe Meek Mill kanë ndihmuar gjithashtu të burgosurit në kohën e pandemisë COVID-19, me një dhurim prej 100,000 maska kirurgjikale për burgjet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori