LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon koordinimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunave në përcaktimin e orarit të qarkullimit të qytetarëve

Vazhdon koordinimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunave në përcaktimin e orarit të qarkullimit të qytetarëve

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku është autorizuar Ministria e Shëndetësisë që në konsultim ne Komunat e Kosovës të vendos në të ardhmen për masat e qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve në funksion të parandalimit dhe luftimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në një takim Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i AKK-së.

Sipas njoftimit për media, në këtë takim është biseduar për harmonizimin e qëndrimeve mes Komunave të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në veçanti për masat pas 12 prillit të cilat do të jenë në funksion të zbatimit të dispozitave të Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, transmeton Telegrafi.

Vlen të ceket se sot Qeveria i ka dhënë rolin kryesor Ministrisë së Shëndetësisë që në konsultim me Komunat të përcaktojë orarin e lëvizjes ose ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe të bëjë përjashtime të orarit të kufizimeve të përcaktuara në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/17 të datës 27 mars 2020./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori