LAJMI I FUNDIT:

Tesla do t’i shtrenjtojë makinat vetë vozitëse brenda një kohe të shkurtër

Tesla do t’i shtrenjtojë makinat vetë vozitëse brenda një kohe të shkurtër

Makinat nga Tesla që voziten vet, brenda dy muajsh do të jenë shumë më të shtrenjta

Klientët e Teslas, kanë qenë të njoftuar për një kohë, se makinat që voziten vet si dhe ato që janë gjysmë vet vozitëse, brenda një kohe të shkurtër do të shtrenjtohen.

Hera e fundit që janë shtrenjtuar këto makina, ka qenë muaji qershor, ndërsa e njëjta pritet të ndodhë së shpejti.


Bazuar në një postim në Twitter që e ka bërë Elon Musk, mësohet se ky shtrenjtim do të ndodhë pas dy muajsh.

“Jeni sërish në po atë vendim, që t’i shtrenjtoni makinat vetë vozitëse”, ka qenë pyetja e një klienti, derisa Elon Musk që është drejtori i përgjithshëm në Tesla, ka thënë se kjo do të fillojë nga një qershori.

Madje, shtrenjtimi nuk është i lehtë, por çmimi pritet të rritet në masë të madhe, për makinat vet vozitëse, që thuhet se ndalojnë në semafor dhe në shenjat për ndalim.

Derisa, shfrytëzojnë të njëjtat kamera dhe sensorë, që ishin edhe më herët te këto makina vet vozitëse, vetëm besohet se softueri mund të jetë më i mirë. /Telegrafi/