Të dielën do të lëshohen rreth 280 persona nga i gjithë vendi të cilët ndodhen në Karantinë shtetëror në “Hotelin Drim” në Strugë. Atyre tashmë u janë dorëzuar dokumentet të cilat duhet ti plotësojnë para se të dalin nga izolimi dhe masat të cilat duhet ti respektojnë në ditët në vijim. Qytetarët të cilët ndodhen atje, thonë se deri më tani nuk u janë bërë testime për Covid 19. Eshref Maliqi nga Kumanova thotë se bashkë me djalin ndodhen në karantinë pasi janë kthyer nga Vjena, dhe sipas masave që u janë dorëzuar, do të duhet që edhe 14 ditë të qëndrojnë në vet izolim në shtëpi.
“Jemi gati 10 ditë këtu në karantinë, asnjë analizë nuk na kanë bërë analiza a jemi të prekur nga virusi a jo. Si mendojnë të na lëshojnë në shtëpi pa na kontrolluar. Pas të na lëshojnë prej këtu edhe 14 ditë duhet të jem në vet izolim edhe në shtëpi pa asnjë far kontrolli. Vetëm atë ditë kur kemi arritur më 30.03.2020 vetëm temperaturën na kanë matur dhe asgjë tjetër. Vetëm na kanë marrë shënime a ankohemi nga diçka”, tha Eshref Maliqi, nga Çerkezi i Kumanovës.
Ndërkohë nga Qeveria njoftojnë se tashmë i kanë vendosur rregullat e lëshimit në shtëpi për personat që ndodhen karantinë. Organi ekzekutiv njofton se personat e dal nga karantina duhet vetë ta sigurojnë transportin. Largimi i tyre do të bëhet gjatë orës policore në cilën do ditë të javës pas mbarimit të karantinës, me qëllim kontrollin më të lehtë të lëvizjes së tyre.
“Personi që paraqitet për të transportuar personat që kanë qenë në karantinë shtetërore, kërkon miratimin nga Qeveria. Me dokumentin e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, personi mund t’i transportojë shtetasit që kanë qenë në karantinë deri në shtëpinë e tyre, pa hasur në pengesa. Ministria e Brendshme paraqet veturat të cilat transportojnë qytetarët”, njoftojnë nga Qeveria.
Nga Qeveria njoftojnë se nuk lejohet transporti në grup, përveç rasteve familjare, të cilët vet izolimin do ta bëjnë në adresë të njëjtë. Pas lëshimit të karantinës personave do u bëhet edhe kontrolli i gjendjes shëndetësore. Ata të cilët do të lëshohen nga karantina, janë të detyruar të qëndrojnë në vet izolim 14 ditor. Aktualisht në karantinë shtetërore ndodhen rreth 2000 persona, vendime për izolim i janë dhënë rreth 3.000 personave ndërsa në vet izolim janë mbi 10.000 qytetarë./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?