LAJMI I FUNDIT:

Fëmijëria e vështirë e Arkadiusz Milik: Pinte duhan dhe vidhte nëpër dyqane – një trajner futbolli e shpëtoi dhe sot sulmuesi polak vlen 60 milionë euro

Fëmijëria e vështirë e Arkadiusz Milik: Pinte duhan dhe vidhte nëpër dyqane – një trajner futbolli e shpëtoi dhe sot sulmuesi polak vlen 60 milionë euro

Arkadiusz Milik, sulmuesi 26 vjeçar i Napolit nuk ka pasur një fëmijëri si shumë të tjerë, pasi babai e braktisi kur ai ishte shumë i vogël.

Kur ishte në moshën gjashtë vjeçar, ai pinte duhan dhe futej në dyqane për të vjedhur.

Sidoqoftë, ishte një trajner polak i futbollit që pa talentin e tij dhe e ndihmoi të realizonte ëndrrën t’u bërë futbollist.


Fëmijëria e vështirë

I lindur në Tychy, një qytet i vogël 12 milje larg Katowice, babai i Milik u largua nga ai dhe nëna e tij, kur polaku ishte shumë i vogël.

Ishte Słaëomir ‘Moki’ Mogilan, një trajner i futbollit, i cili e ndihmoi.

Ai e udhëzoi Milikun drejt potencialit të tij, edhe pse ai po dilte nga shinat që kur ishte vetë gjashtë vjeç.

“Në moshën gjashtë vjeçare, ai ishte i paturpshëm, pinte cigare dhe vidhi karamele dhe gjëra tjera në dyqane”, zbuloi ai.

Milik e ka pranuar se “Moki”, pa pasur rol të madh në jetën e tij. “Moki u shfaq në jetën time dhe më shpëtoi”, kishte thënë Milik.

Ëndrra të luajë në Manchester United dhe Lewandowski

Milik e kishte zbuluar se ëndrra e tij  madhe është që të luajë për Manchester United, klub që tani është vënë pas tij dhe është gati të paguajë deri në 60 milionë euro.

“Unë jam një përkrahës i “Djajve të Kuq”, kështu që do të më pëlqente të luaja në Old Trafford një ditë”.

“Tani për tani, unë jam një futbollist i Bayer Leverkusen dhe jam shumë larg nga Manchesteri”, kishte thënë ai para shumë vitesh.

Njëra ëndërr i është plotësuar, pasi ai kishte dëshirë që një ditë të luante me Robert Lewandowskin, gjë që e ka bërë te Polonia.

“Do të ishte argëtuese të luash me Robertin, veçanërisht në Manchester United”, kishte thënë ai.

Milik mund të kishte përfunduar në Ligën Premier shumë më përpara, pasi para Ed Woodward ka pasur klube të tjera interesim për të.

Tottenham  dhe Reading nuk e blen për pak para

Në vitin 2011, Milik ishte në prova te Tottenham, kur trajner ishte Harry Redknapp. Por Tottenham nuk pranoi në atë kohë të paguajë 100 mijë funte te klubi Rozëój Katoëice për shërbimet e tij.

Edhe klubi tjetër Reading e kishte në prova Milikin, para se të shpërtheu në skenë një vit më vonë.

Milik u bë një hit i madh te Gornik Zabrze, në sezonin e tij të dytë si profesionist.

Në edicion 2012-13, ai shënoi tetë gola në 15 ndeshje, gjë që bëri që gjiganti i Bundesligës, Bayer Leverkusen të paguante me 2.6 milionë euro për të.

Por ai nuk arriti të lërë shenjë në Gjermani – dhe koha e tij atej shkoi edhe në huazim te FC Augsburg, ku ai shënoi vetëm dy herë në 20 ndeshje.

Pas asaj ai u dha në huazim te Ajax, që doli të jetë shpëtim për polakun.

Rilindja në Amsterdam

Në vitin 2015, Leverkusen dhe Ajax ranë dakord një marrëveshje huazimi me mundësi blerje për Milik.

Ai u ble që të zëvendësojë, Kolbeinn Sigborssonqë ishte larguar si numër 9, por polaku doli më i mirë pasi në dy sezone ai arriti 47 gola në 75 ndeshje.

Trajneri Frank de Boer i shfrytëzoi aftësitë e tij më të mira – duke e vendosur në tri pozitat e sulmit.

Dhe stërvitja me Dennis Bergkamp e ndihmoi atë të përmirësohej më shumë.

“Unë jam një lojtar më i mirë tani, sesa në verën e vitit 2014”, kishte thënë ai pë ELF Voetball në vitin 2016.

“Të kesh Bergkamp si një nga trajnerët tanë në Ajax kjo të ndihmon. Ai është gjithmonë përreth. Pas stërvitjes, ai dëshiron që ne të praktikojmë gjuajtjet”, kishte thënë Milik, duke shtuar se puna me legjenda si ai të përmirësojnë në detaje, që e bëjnë diferencën.

Napoli dhe e ardhmja

Pas dy vitesh në Holand, ku reputacioni i tij në skenën evropiane u rrit falë disa paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Evropës, klubet e Seria A filluan të interesoheshin.

Napoli pagoi 35 milionë euro për polakun- duke shpresuar se ai do të ndihmonte ekipin që ta kalonte Juventusin si skuadra më e mirë në Itali.

Ai ka bërë realisht mirë te Napoli edhe pse dëmtimet e kanë kushtëzuar.

Tani Manchester Bashkuar është duke u interesuar për të, pasi ka mbetur pa e zëvendësuar Romelu Lukakun.

Ole Gunnar Solskjaer e ka identifikuar sulmuesin polak si ideal për ekipin e tij dhe janë gati të paguajnë deri në 60 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Kalo në kategori