Coronavirusi mund të përhapet dy herë më shpejt sesa ishte thënë më herët, thotë një studim i një laboratori amerikan
Coronavirusi i ri u përhap nëpër Kinë shumë më shpejt sesa mendohej më parë, tha një ekip hulumtues amerikan, duke sugjeruar se vaksinimi ose imuniteti jashtëzakonisht i përhapur do të jetë i nevojshëm për t’i dhënë fund pandemisë.
Madje, çdo person i infektuar herët në epidemi në Wuhan me siguri e kaloi virusin në një mesatare prej 5,7 personash të tjerë, sipas një analize matematikore nga Laboratori Kombëtar i Los Alamos, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.
Kjo është më shumë se dy herë nga ajo që Organizata Botërore e Shëndetit dhe autoritetet e tjera të shëndetit publik raportuan në shkurt.
Rezultatet e ekipit janë specifike për shpërthimin kinez. Dhe, siç shkruan Bloomberg, nëse ato qëndrojnë të vërtetë diku tjetër në botë, pandemia mund të jetë më e vështirë për tu kontrolluar nga sa kishin modeluar disa autoritete.
Në shkallën e përhapjes të llogaritur në studim, rreth 82% e popullatës do të duhet të jetë imun, qoftë përmes një vaksine, ose sepse ata do të kishin sëmundjen, në mënyrë që të ndalonin përhapjen e virusit, tha ekipi i Los Alamos.
Pa një mbrojtje të tillë, nivele të larta të distancës sociale do të jenë të nevojshme nëse më shumë se një në pesë persona infektues është i diagnostikuar, thanë autorët.
Ndërkohë qeveritë në të gjithë botën po përpiqen të kuptojnë se kur dhe si të dalin nga javë të bllokimit, madje pasi disa pjesë të Kinës kanë rishikuar kufizimet pas zhvillimeve atje.
Dhe për këtë ka reaguar edhe OBSH.
“Të mendosh se jemi afër një pike fundi do të ishte e rrezikshme”, tha Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH për Evropën, në një konferencë të mërkurën.
OBSH ka thënë se një përpjekje e përtërirë për të testuar pacientët, për t’i izoluar ata dhe për të gjetur gjurmët e kontakteve të tyre të ngushta do të nevojiten pasi vendet gradualisht lirojnë kufizime në jetën publike.
Raporti i Los Alamos, botuar në Sëmundjet Infektive në Zhvillim, përdori të dhëna të udhëtimeve të telefonave celular dhe raporte rastesh të coronavirusit jashtë epiqendrës së hershme në provincën Hubei të Kinës për të llogaritur përhapjen e tij.
Gjithsesi rënia e rasteve të konfirmuara rishtazi në Kinë dhe Korenë e Jugut në mars tregon se virusi mund të përmbahet, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos