Tableti i ardhshëm i Samsung do të ketë ekran gjigant që të rivalizojë me iPad Pro
Në botën e tabletëve, iPad dhe iPad Pro të Apple konsiderohen si njësi matëse, se sa duhet të punojnë prodhuesit tjerë dhe të kenë një produkt të këtij niveli.
Samsung është duke u përpjekur që të hyjë në këtë treg dhe nëse SamMobile është duke raportuar si duhet, Apple do ta ketë një rival të fuqishëm me sistemin Android, transmeton Telegrafi.
Bazuar në të burime të sigurta, Samsung është duke punuar në tabletin e ardhshëm, që do të ketë ekran gjigant që do të rivalizojë me iPad Pro, që është pasarhdësi i Glaxy Tab S6, që sipas të gjitha gjasave mund të quhet Galaxy Tab S7.
Ky tablet, pritet ta ketë ekranin me 11 inç, apo edhe me 12.4 inç. Me këto specifika, atëherë del se është një tablet i fuqishëm që mund t’i bëjë ballë edhe iPad Pro, që ka përmasa me 11 inç si dhe 12.9 inç, që është një madhësi pak më e madhe.
Gjatë muajit të kaluar, Apple e ka freskuar iPad Pro me procesor të ri, kamerë dyshe në pjesën e pasme, skaner LiDAR dhe hapësirën shtesë të ndjeshme në prekje.
Raporti nuk i ka bërë të ditura specifikat e reja lidhur me këtë tablet, por pritet që brenda ta ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 865, më shumë RAM, kamerë më të mirë dhe bateri më të fuqishme. Të integruar në këtë tablet, mund të jetë edhe rrjeti 5G, si dhe softueri Android 10.
Lansimi i këtij tableti është thënë se do të bëhet në fund të vitit, por meqë Galaxy Tab S6 u lansua në qershor, ka mundësi që në të ardhmen ta kemi një befasi shumë më të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Nokia nxjerr tablet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City