Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar veprimet siç i quan të dëmshme të qeverisë në detyrë Kurti në raport me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
PDK thekson se pas një varg shkeljesh kushtetuese e ligjore, ajo aprovoi edhe një vendim anti kushtetues e ligjor, duke përjashtuar shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik.
“Me këtë vendim skandaloz, ajo ka bërë një varg shkeljesh dhe ka goditur rëndë vlerat elementare të një shoqërie demokratike, duke sulmuar drejtpërdrejtë sektorin privat dhe konkurrencën e lirë. Ky akt gjithashtu përbën një kthim prapa drejt një modeli të ekonomisë shtetërore të centralizuar komuniste që gjatë shekullit të kaluar dështoi kudo ku është aplikuar në 85 vende dhe në pesë kontinente. Kosova është përcaktuar, edhe në Kushtetutë, për të ndërtuar një ekonomi liberale, bazuar mbi iniciativën e pronën private, mbi tregtinë e lirë e sundimin e ligjit”, thuhet në reagim.
Sipas kësaj partie, po ashtu ky vendim është në kundërshtim me përcaktimin që ka zgjedhur Kosova për tu integruar në familjen evropiane dhe frymën mbështetëse të popullit të Kosovës si ndër më pro-evropianët.
“Integrimi evropian kërkon mes të tjerave përmbushjen e kriterit ekonomik, që nënkupton ndërtimin e një ekonomie tregu funksionale që ka aftësi për ndërvepruar me presionet e konkurrencës së tregut të brendshëm të BE-së. Partia Demokratike e Kosovës, gjykon se vendimi i qeverisë është i papranueshëm, i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen e demokracisë dhe ekonomisë së vendit tonë si dhe për procesin e integrimit Evropian”, thuhet në reagim.
PDK u ka bërë thirrje të gjitha organeve kompetente të shtetit që ta rrëzojnë këtë vendim duke angazhuar të gjitha mekanizmat juridikë mbi të cilët garantohen vlerat kushtetuese, demokratike dhe ekonomike të shtetit tonë.
“Po ashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe ambasadave të vendeve partnere që ta denoncojnë këtë vendim të dhe bëjnë presion për anulimin e tij. Së fundmi, i bëjmë thirrje edhe shoqërisë civile e mbarë opinionit publik që të ngrejë zërin kundër veprimeve arbitrare të vazhdueshme të kësaj qeverie të shkarkuar e cila po e shndërron në traditë të pandalshme shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj