LAJMI I FUNDIT:

Marino: Liga Premier do të anulojë pjesën tjetër të sezonit si kampionati belg

Marino: Liga Premier do të anulojë pjesën tjetër të sezonit si kampionati belg

Drejtori sportiv i Udineses, Pierpaolo Marino ka thënë se Liga Premier do të ndjek vendimin e kampionatit belg dhe të anulojë pjesën e mbetur të sezonit.

Me Liverpoolin 25 pikë epërsi në krye të tabelës, Liga Premier u pezullua muajin e kaluar për shkak të pandemisë  së coronavirusit.


Javën e kaluar, liga njoftoi se pezullimi i saj do të vazhdojë pafundësisht deri në pjekjen e kushteve.

Presidenti i UEFA, Ceferin: Nuk do ta lëmë Liverpoolin pa titull
Lexo po ashtu Presidenti i UEFA, Ceferin: Nuk do ta lëmë Liverpoolin pa titull

Shumë liga në të gjithë botën kanë mbetur në gjendje të keqe, ndërsa kampionati i Belgjikës anuloi pjesën tjetër të sezonit dhe i dha titullin liderëve të Club Brugge.

Marino, klubi i të cilit është në pronësi të Giampaolo Pozzo – pronarit të Watford, beson se Anglia do të veprojë në të njëjtën mënyrë si Belgjika.

“Federata Belge tashmë ka anuluar fundin e ligës së tyre, me gjithë kërcënimet e sanksioneve nga UEFA”, ka thënë fillimisht Marino për Sportitalia.

"Përjashtojeni sezonin dhe të fillojmë sërish nga e para" - Luke Shaw i bën thirrje Federatës së Anglisë
Lexo po ashtu "Përjashtojeni sezonin dhe të fillojmë sërish nga e para" - Luke Shaw i bën thirrje Federatës së Anglisë

“Në Angli, Liga Premier do të lëshojë një deklaratë të ngjashme, sepse situata atje po bëhet shumë, shumë serioze. Sinqerisht shpresoj se mund të shijojmë përsëri futbollin pas coronavirusit”.

“Nuk ka rëndësi se sa kohë duhet, ne duhet të dalim nga kjo zonë e rrezikut. Jam i shqetësuar për sezonet e ardhshme, jo për të vjetrat”, përfundoi Marino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori