LAJMI I FUNDIT:

Në Malishevë presin shërimin e plotë të 16 personave të prekur me COVID-19

Hajdin Berisha
Hajdin Berisha

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka folur për situatën me coronavirus në këtë komunë.

Berisha në RTV Dukagjini ka thënë se gjendja e pacientëve nga Komuna e Malishevës të prekur me COVID-19 është stabile me përjashtim të njërit që është në gjendje të rënduar shëndetësore.


“Në mbrëmje presim rezultatet e 16 personave që kanë rezultuar më herët me COVID-19. Ata tashmë kanë kaluar periudhën dy javore dhe sonte presim rezultatet e para”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës thotë se për shkak të mosrespektimit të udhëzimeve shëndetësore policia ka marrë masa ndaj 30 personave.

“Masat do të ashpërsohen edhe më tej”.

Berisha thotë se gjatë ditës së djeshme Malisheva është vizituar nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Sveçla shprehu keqardhjen se me furnizime ka probleme edhe QKUK”, tha ndër të tjera Hajdin Berisha.

Kujtojmë Malisheva për momentin është komuna më e prekur nga COVID-19 me 62 raste/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori