Ministrja në detyrë e MASHTI-t, Hykmete Bajrami, ka folur rreth ecurisë së mësimit të distancë, në kohën kur Kosova po përballet dhe po lufton për çdo ditë për ta mposhtur COVID-19.
Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar nxënësit, studentët, prindërit, mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e të gjitha niveleve për punën që po bëjnë për të realizuar në praktikë mësimin në distancë.
Postimi i plotë i ministres Bajrami:
“Nxënësit, studentët, prindërit, mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e të gjitha niveleve meritojnë sot një duartrokitje dhe falënderim të madh për punën që kanë bërë për të realizuar në praktikë mësimin në distancë. Gjithë kjo punë vullnetare po bëhet në kohën kur Kosova po përballet dhe po lufton për çdo ditë për ta mposhtur COVID-19.
Prandaj, shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju thërras të respektoni udhëzimet e institucioneve shëndetësore pë r të qëndruar në SHTËPI.
Qëndrimin mbyllur brenda shtëpive dhe banesave po mundohem t’ua bëjmë më të lehtë përmes aktivizimit të fëmijëve tuaj në procesin mësimor.
Kemi filluar javën e tretë të mësimit në distancë. Falë punës së madhe të një ekipi të shkëlqyeshëm sot kemi qenë në gjendje që të transmetojmë 29 njësi mësimore për klasat 1 deri 9, kështu do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim.
Por, projekti i mësimit në distancë nuk kufizohet vetëm në transmetimin e mësimit në RTK. Mësimi në distancë përfshinë të gjithë ata nxënës, studentë dhe mësimdhënës të cilat sot janë në komunikim në baza ditore.
Andaj në emër të MAShTI-it dhe timin personal dua të ju falënderoj gjithë ekipin që projektin e mësimit në distancë tanimë e ka kthyer në sukses.
Ekipi që po merret me prodhimet e video-xhirimeve përbehet nga 120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinë s dhe Prizrenit që janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.
Mësimi në distancë nuk do të ishte i mundur pa angazhimin maksimal të secilit mësimdhënës, duke përfshirë mësuesit e klasave 1 deri 9, të cilët qoftë nëpërmes prindërve, qoftë drejtpërdrejt janë në kontakt më nxënësit e tyre, duke i angazhuar ata të ndjekin orët mësimore në RTK dhe në kanalin e MAShTI-it në YouTube, duke kontrolluar detyrat e shtëpisë dhe duke dhënë angazhime shtesë.
Mësimdhënësit e shkollave të mesme, me angazhim maksimal përmes platformave të ndryshme kanë gjetur mënyrën për të zhvilluar mësimin në distancë.
Raportet që MAShTI ka pranuar nga universitetet publike e private, tregojnë se mësimi në distancë po zhvillohet në mënyrën me të mirë të mundshme, falë angazhimit maksimal të profesorëve dhe stafit tjetër mbështetës.
I gjithë mësimi në distancë nuk do të ishte i mundur pa pjesëmarrjen e nxënësve, studentëve, prindërve të cilët e kanë një rol thelbësor në ketë kohë.
Komunat, përmes DKA-vë, po ndihmojnë shumë në koordinim dhe mbarëvajtje të mësimit në distancë.
Mbështetësit e pakursyer sikurse: OJQ TOKA, AShI, Kallxo, RTK, LinkPlus, GIZ, Banka Botërore dhe shumë vullnetarë të tjerë.
Gjithashtu Kabineti i MASHTI-t, duke përfshirë zëvendësministrin Jusuf Thaçi, zëvendësministrin Xhavit Rexhaj dhe zëvendësministrin Enis Kervan këshilltarët: Lulzim Krasniqi, Ermal Lubishtani dhe Merlinda Ramaj.
Ky ekip prej mijëra vetave është mobilizuar të zhvillojë arsim në distancë, e ky mobilizim në arsim na e kujton mobilizimin në vitet e 90-ta.
Uroj që së shpejti t’i kthehemi normalitetit, por gjithashtu besoj që mësimi në distancë nuk do të jetë vetëm për ditë të vështira si kjo, por besoj që ky projekt do jetë themeli i një projekti të madh të digjitalizimit në fushën e arsimit.
Ju faleminderit të gjithëve dhe qofshi me shëndet!”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët