LAJMI I FUNDIT:

Kumanova vendosi linjë telefonike për qytetarët me rrezik social

Kumanova vendosi linjë telefonike për qytetarët me rrezik social

Komuna e Kumanovës vendosi edhe një linjë telefonike, 075 323 569, ku familjet e rrezikuara sociale mund të paraqiten për paketa me produkte ushqimore dhe mjete për higjienë personale dhe dezinfektim.

Telefoni i Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim është 078 365 061, në të cilin qytetarët mund t’i marrin informacionet e nevojshme (informacione për barnatoret që punojnë në ndrim të tretë, marketet e ndrimit të tretë, mënyrën e zbatimin të shërbimeve nga institucionet në qytetet, masat dhe rekomandimet qeveritare), njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga komuna thonë se ka shërbime për asistimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm. Këto persona mund të paraqiten në numrat 075 207 126 dhe 077 71 94 94 ki nga komuna dhe nga Kryqi i Kuq do t’ju përmbushen nevojat./Telegrafi/