LAJMI I FUNDIT:

Ishin përhapur lajme të rreme se rrjeti 5G kontribuon në përhapjen e COVID-19, persona të panjohur i vënë flakën disa trafostacioneve nëpër Britani

Ishin përhapur lajme të rreme se rrjeti 5G kontribuon në përhapjen e COVID-19, persona të panjohur i vënë flakën disa trafostacioneve nëpër Britani

Pas përhapjes së lajmeve të rreme se teknologjia ka lidhje me përhapjen e coronavirusit, një grup i personave të panjohur në Britani të Madhe i kanë vënë flakën disa trafostacioneve të rrjetit mobil 5G.

Javën e kaluar kishin filluar të qarkullojnë teori të ndryshme konspirative, se antenat që bëjnë shpërndarjen e valëve mund të shkaktojnë përhapjen e COVID-19, e kjo ka bërë që disa persona t’i vënë flakën trafostacioneve të 5G, transmeton Telegrafi.

E gjitha filloi kur në një video e publikuar gjatë muajit të kaluar, kinse e filmuar brenda një konference për shëndetësi që është mbajtur në SHBA, është thënë se Afrika është prekur më së paku nga kjo sëmundje për faktin se ky rajon nuk mbulohet nga rrjeti 5G.


Mjaftoi kaq, që vandalët në Birmingham, Liverpool dhe Merseyside të Anglisë t’i vënë flakën trafostacioneve. Kjo ka bërë që zëdhënësi i Vodafone të deklarohet, duke thënë se prej atëherë edhe katër trafostacione tjera janë djegur, përfshirë edhe atë që e kishte në pronësi 02.

Në anën tjetër Sekretari i Kulturës në Britani të Madhe, Oliver Dowden, ka njoftuar se planifikon të mbajë një video-konferencë me kompanitë e teknologjisë informative gjatë javës së ardhshme. Ndërkaq ministri britanik Michael Gove, ka përgënjeshtruar teoritë duke i cilësuar si “të rrezikshme dhe të pakuptimta” që rrjeti 5G ndikon në përhapjen e virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=OeVJhvnimlg

“Tregimet e ndryshme se teknologjia informative më mirë thënë rrjeti 5G mund të kontribuojë në përhapjen e COVID-19, janë të pakuptimta dhe shumë të rrezikshme”, ka shtuar ai.

Deklaratën e tij e ka mbështetur edhe drejtori mjekësor i NHS, Stephen Powis, i cili tha se “bëhet fjalë për llojin më të keq të lajmeve të rreme”.

“E vërteta është se rrjeti i telefonisë mobile është shumë i nevojshëm, në veçanti në kohën kur të gjithëve u është bërë thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe duan të kontaktojnë përmes telefonit me më të dashurit. Jam i tmerruar dhe kurrë nuk do të besoja se dikush do të ndërmerrte veprime të tilla kundër infrastrukturës tonë”, ka shtuar ai.

Një fakt tjetër se rrjeti 5G nuk ka fare lidhje me përhapjen e coronavirusit, e dëshmon deklarata e Organizatës Botërore e Shëndetësisë, që kanë bërë të ditur se mijëra raste me COVID-19 janë konfirmuar nëpër Afrikë.

Megjithatë një lajm të tillë të rremë e kishin shpërndarë shumë fytyra publike si këngëtari dhe producenti australian Jason Gardiner dhe boksieri Amir Khan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori