LAJMI I FUNDIT:

Trump: Dritë në fund të tunelit në luftën ndaj COVID-19

Trump: Dritë në fund të tunelit në luftën ndaj COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur optimist se rastet e coronavirusit ishin “nivelizuar” në pikat kritike të SHBA, duke thënë se ai pa “dritë në fund të tunelit”.

Të dielën në Nju Jork, që është epiqendra e sëmundjes në SHBA, u raportua rënie e numrit të infeksioneve të reja dhe të vdekjeve.

Trump e përshkroi këtë rënie si “shenjë të mirë”, por paralajmëroi për më shumë vdekje pasi pandemia të arrijë kulmin e saj në SHBA.


“Në ditët në vazhdim, Amerika do të ballafaqohet me kulmin e kësaj pandemie”, tha Trump në konferencën e tij të përditshme të koronavirusit.

Ai tha se më shumë personel mjekësor dhe furnizime, përfshirë maska dhe ventilatorë, do të dërgohen në shtetet që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Deborah Birx, anëtare e task-forcës së presidentit për coronavirusin, tha se situata në Itali dhe Spanjë, ku infeksionet dhe vdekjet ka në rënë ditët e fundit, “po jep shpresë se çfarë mund të jetë e ardhmja e SHBA”.

Ndërkohë, eksperti dhe këshilltari i Trump, Dr, Anthony Fauci, paralajmëroi amerikanët se kjo do të jetë “java më e vështirë dhe e trishtueshme e jetës së shumicës së amerikanëve”.

SHBA ka raportuar 337,274 raste pozitive me COVID-19 dhe 9,619 vdekje. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Amerika
Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Evropa
Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Amerika
Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Amerika
Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Amerika
Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Amerika
Kalo në kategori