LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbi 20% e të punësuarve kanë mbetur pa vendin e tyre të punës për shkak të coronavirusit

Maqedoni, mbi 20% e të punësuarve kanë mbetur pa vendin e tyre të punës për shkak të coronavirusit

Çdo i pesti punëtor në Maqedoni ka ngelur pa vendin e tij të punës si pasojë e krizës së nxitur nga epidemia me coronavirusin. Kështu thotë hulumtimi më i ri që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politikepër ‘Detektor’.

Sipas këtij hulumtimi, 12.1% nga numri i përgjithshëm i qytetarëve thonë se kanë humbur vendin e punës apo kanë marrë largim të përkohshëm nga puna për shkak të krizës me coronavirusin, njofton Telegrafi Maqedoni. 34% thonë se nuk shkojnë në punë njëlloj si para krizës, 10.7% shprehen se punojnë nga shtëpia ndërsa 2.5% shprehen se nuk u ka ndryshuar statusi për shkak se kanë punuar më herët nga shtëpia.

Të tjerët, apo 40% janë pensionistë apo të papunësuar dhe kur këta do të përjashtohen nga hulumtime, anketa tregon se 20.6% e të anketuarve të punësuar kanë mbetur pa vendin e punës, ndërsa 56.9% shkojnë në punë si më herët. 18.2% e të punësuarve të anketuar punojnë nga shtëpia, ndërsa për 4.3% nuk ka ndryshime për shkak se edhe më herët ata kanë punuar nga shtëpia.


Dy e treta e qytetarëve apo 66% shprehen se shteti duhet të mbulojë një pjesë të humbjeve te kompanitë private vendore, ndërsa 12.3% thonë se shteti nuk duhet që me mjete buxhetore t’i mbulojë humbjet. 79.1% e të anketuarve thonë se shteti duhet të mbulojë humbjet e kompanive më të prekura ndërsa vetëm 5.65 nuk pajtohen me këtë.

Më shumë se dy e treta apo 70.6% e qytetarëve thonë se shteti duhet të ndihmojë edhe ata që përkohësisht apo me honorar kanë punuar dhe kanë mbetur pa punë si rezultat i krizës ndërsa 8.9% janë kundër.

Pjesa më e madhe krahas shëndetit të tyre, më shumë shqetësohen për krizën ekonomike. mendim të tillë kanë 38.8% e të anketuarve, njofton Telegrafi Maqedoni. 15.3% shprehin shqetësime për kolaps të sistemit shëndetësor ndërsa 5.6% kanë frikë nga humbja e vendit të punës.

Sipas strukturës së moshës, për krizën ekonomike më së shumti shqetësohen të anketuarit mes 40-79 vjet. Madje 48.6% e tyre thonë se krahas mundësisë për infektim, më së shumti frikësohen nga kriza ekonomike.

Të moshuarit sipas këtij hulumtimi, për ekonominë më së pakti shqetësohen. Vetëm 27.1% e të anketuarve mbi 60 vjet thonë se kriza ekonomike është problemi më i madh nëse përjashtohet mundësia për infektim nga COVID-19.

39.1% e të rinjve deri në 29 vjet thonë se më së shumti i shqetëson kriza ekonomike krahas krizës shëndetësore. Qëndrim të tillë kanë 44.8% e qytetarëve mes 30-39 vjet dhe 36.6% prej atyre që kanë nga 50-59 vjet.

Sipas vendbanimit, shqetësime më të shumta ka në rajonin lindor ku 48.2% e qytetarëve thonë se krahas mundësisë për infektim, frikësohen nga kriza ekonomike. Kjo përqindje bie bë 45.6% në rajonin e Shkupit dhe 43.2% në rajonin e Pollogut.

Në këtë hulumtim janë përgjgigjur 1116 persona në periudhën nga 18 deri 21 mars./Telegrafi/

Maqedoni, 40 për qind e qytetarëve presin të infektohen nga coronavirusi
Lexo po ashtu Maqedoni, 40 për qind e qytetarëve presin të infektohen nga coronavirusi

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori