LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Me kujdes po ndjekim situatën, mund të ketë masa më radikale

Pendarovski: Me kujdes po ndjekim situatën, mund të ketë masa më radikale

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistë të tij për ‘Faktor.mk‘ flet për gjendjen në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë nga coronavirusi.

Presidenti Pendarovski thotë se kjo është sfida më serioze që nga lufta e dytë botërore jo vetëm për vendin por për të gjithë botën dhe se më herët ka pasur epidemi, por asnjëherë ka infektuar gjithë planetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në pyetjen nëse duhet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme dhe vendosje të masave më radikale, Pendarovski thotë një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse ekziston një vlerësim nga autoritetet kompetente.

“Siç u konstatua në Këshillin për Siguri, sa i përket masave ne ishim ndër shtetet e para në Evropë që reaguan në kohë edhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe me orën policore. Vendosja e masave më radikale do të ndodhë vetëm nëse ka vlerësim nga organet kompetente”, thotë Pendarovski.

Pa numëruar shëndetin e qytetarëve, ekonomia, sipas Pendarovskit, është pjesa që më së shumti e shqetëson, sidomos të hyrat në buxhet.

“Kur kemi kufij të mbyllur, dhe ndalim të lëvizjes në pjesën më të madhe të ditës, është e qartë se ekonomia nuk mund të shënojë rezultate pozitive. Është mirë që qeveria deri tani ka sjellur masa ekonomike që ndihmojnë pasojat ekonomike, edhe pse pres kur do të shtyhet kriza gjatë javëve në vijim, të shtyhen edhe masat ekonomike”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori