Kur një person konsiderohet i shëruar nga Covid-19? Pse gjurmimi i rasteve të shëruara është i rëndësishëm?
Saktësisht, sa njerëz shërohen nga Covid-19? Është një pyetje për të cilën duam të gjithë përgjigje, megjithëse është e vështirë të përcaktohet saktësisht sa
Shumica e njerëzve me Covid-19 kanë simptoma të buta dhe janë në gjendje të shërohen shpejt pa qenë nevoja të qëndrojnë nën kujdesin mjekësor, referuar të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Edhe pse ka të dhëna rajonale, kombëtare dhe globale për rastet e vdekjeve, nga ana tjetër ka një mungesë të theksuar të të dhënave përsa i përket rasteve të shëruara.
Johns Hopkins University – të dhënat e të cilit publikohen në çdo artikull të Anabel në lidhje me numrin total të të infektuarve, të shëruarve dhe viktimave – ishte ndër të paktët institucione që ka ndjekur që prej janarit edhe numrin e të shëruarve.
Kategoria e njerëzve të shëruar filloi kur virusi ishte i përqëndruar në Kinë dhe mediat lokale po lëshonin raporte zyrtare,” tha për CNN një zëdhënës i John Hopkins University.
Megjithatë është e vështirë të përcaktosh saktë numrin e të shëruarve pasi raportet në disa shtete bazohen te raportimet e mediave lokale dhe me gjasë numri i personave që kanë përballuar me sukses Covid-19 është më i lartë.
Pse gjurmimi i rasteve të shëruara është i rëndësishëm?
Njohja me numrin e rasteve që janë shëruar mund të sigurojë të dhëna të përgjithshme të numrit të të infektuarve dhe jo vetëm.
Njohja e këtyre rasteve shërben si pikë e rëndësishme për të kuptuar se kur do të zhduket Covid-19 dhe në cilin moment njerëzit do t’i kthehen jetës normale.
Kur një person konsiderohet i shëruar?
Referuar vrojtimit të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes, një person konsiderohet i rikuperuar nëse plotëson këto tri kritere:
1 – Nuk ka temperaturë për të paktën 72 orë pa përdorur ilaçe dhe nuk përjeton ethe.
2 – Përmirësohen simptoma të tjera, si kolla dhe vështirësia në frymëmarrje.
3 – Ka kaluar një periudhë prej të paktën 7 ditësh nga shfaqja e simptomave të parë.
4 – Nëse testimet për Covid-19 dalin negativ dy herë radhazi, me një diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetri.
Megjithatë me termin “i shëruar” nuk do të thotë se pacienti është i shëndetshëm, pasi ka shumë pacientë që ndihen të lodhur dhe kanë kollë, ndonëse i kanë plotësuar kriteret e gjendjes së rikuperuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje