LAJMI I FUNDIT:

Spasovski, Sheqerinska dhe Dimitrov urojnë 71 vjetorin e themelimit të NATO-s

Spasovski, Sheqerinska dhe Dimitrov urojnë 71 vjetorin e themelimit të NATO-s

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov uruan 4 prillin, Ditën e NATO-s.

Kryeministri Spasovski në fjalimin e tij theksoi se pas dekadave erdhi dita që edhe Maqedonia ta shënojë këtë ditë si anëtare e NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Sot, mund të urojmë bashkërisht realizimin e qëllimit strategjik dhe përmbushjes së angazhimeve të gjeneratave të kaluara. Falë përcaktimit tonë dhe të qytetarëve, të angazhimit të kësaj qeveria, me zgjidhjen e kontesteve me fqinjët dhe reformat që i zbatuam, sot jemi pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike. Me ne, NATO numëron 30 shtete. Jemi aleatë me më të fuqishmit në botë”, tha Spasovski.

Sheqerinska tha se gjatë këtyre viteve, çdo vit në Maqedonia në këtë ditë është ngritur flamuri i NATO-s si simbol i dëshirave.

“Sot është shenjë e suksesit tonë, flamuri i vendit tonë valon me flamujt e 29 vendeve tjera, si anëtare e aleancës më të fuqishme. Ia dolëm”, tha mes tjerash Sheqerinska.

Aj shtoi se bashkërisht me SHBA-të, Turqinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Norvegjinë dhe vendet tjera, jemi të bashkuar në luftën kundër coronavirusit.

“Tashmë aktivizuam instrumentin NATO dhe do ta marrim ndihmën e nevojshme. Urime dita e aleancës. Bashkërisht jemi më të fortë”, tha Sheqerinska.

Ministri Dimitrov uroi Ditën e NATO-s duke thënë se kjo ditë nga 27 marsi është edhe e Maqedonisë së Veriut me aleatët.

“Në kushtet kur jo të gjitha kontestet janë të mbyllura, për shtetësinë tonë dhe për kufijtë tonë s’ka dyshime. Populli maqedonas, të dashur shqiptarët, turq, serb, romë, vlleh, boshnjak dhe të tjerë: Urime dita e shtëpisë sonë të përbashkët, e cila tani është më e sigurt”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori