LAJMI I FUNDIT:

Analisti Armend Muja: Çarjet mes SHBA dhe BE, sollën rrëzimin e Kurtit

Analisti Armend Muja: Çarjet mes SHBA dhe BE, sollën rrëzimin e Kurtit

Analisti Armend Muja thotë se, rrëzimi i qeverisë “Kurti” ka ardhur për shkak të qëndrimeve të kundërta që kanë BE dhe SHBA lidhur me faktin se cili duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Ka pas një rreshtim lokal dhe ndërkombëtar sa i takon zhvillimeve në Kosovë. Vendet e BE-së dhe Britania e Madhe mbështesin një dialog të udhëhequr nga BE dhe Kurti, kurse SHBA mbështet një dialog nga udhëhequr nga emisari Grenell dhe Presidentin Thaçi. Kjo çarje transatlantike ka çuar në rrëzimin e qeverisë”, u shpreh ai.


Muja e shikon shumë të vështirë realizimin e një koalicioni qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje pas mocionit të mosbesimit. Ai thotë se për shkak të pozicionit të ndërkombëtarëve, Kosovë do të kalojë një periudhë të paqartë politike dhe kushtetuese.

Analisti thotë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që qeveria të formohet nga partia e dytë ndaj kjo e drejtë i takon vetëm Vetëvendosjes. Por çfarë do të ndodhi?

“Kushtetuta nuk implikon që jo domosdoshmërish duhet të shkohet në zgjedhje pas një mocioni mosbesimi. Kushtetuta parashikon që mandatari duhet të jetë i Vetëvendosjes ose të ketë konsultimin e saj”, tha Muja.

Qëndrime të ndryshme BE dhe SHBA kanë pasur dhe lidhur me taksën ndaj Serbisë dhe masat e reciprocitetit. Sipas Mujes BE thotë se këto çështje duhet të adresohen në procesin e negocimit me Serbinë, ndërsa qasja e SHBA është se ajo duhet të hiqet, që sipas tij duket e çuditshme.

Gjithashtu ai shprehet se, “është paradoksale se LDK dhe PDK e iniciuan mocionin ndaj Kurtit me qëndrimin se është anti-amerikan ndërkohë që këto parti që konsiderohen të vjetra e kanë vendosur këtë taksë dhe duhej të ishin cilësuar ultra anti-amerikane”.

Lidhur me caktimin e Miroslav Lajccak si përfaqësues i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, z. Muja shprehet se, “Lajçak e njeh shumë mirë Ballkanin Perëndimor, por ka pasur një qëndrim kundër pavarësisë së Kosovës”. Pavarësisht kësaj, ai shton se, Lajçak ka pasur qëndrime të balancuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe plotëson kriteret për të qenë emisar.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori