Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “pa masat e forta të marra nga qeveria do të ishim në një tunel, ku nuk do të dilnim dot pa pasur mijëra të vdekur”.
Në një komunikim me qytetarët, Rama tha se “jemi futur në zonën e zjarrit dhe motoja është: ekonomia bie, por ekonomia ngrihet, ndërsa të vdekurit nuk ringjallen”.
“Qëllimi dhe misioni ynë është të mbrojmë këdo që kemi dhe së bashku të mbrojmë jetën, Jeta nuk ka çmim, hallet janë për njeriun dhe ajo që nuk të vret të forcon. Nëse ky armik nuk do të na vrasë, do të na forcojë. Qëllimi ynë është të dalim më të fortë nga ky hall i madh i përbashkët dhe atyre që janë më në hall t’ju qëndrojmë sa më pranë”, tha Rama.
Ai theksoi se “sot kemi pasur 27 persona të infektuar dhe jemi në një moment shumë kritik të luftës”. “Duke vënë re që për shkak të ecurisë pozitive të gjithë kësaj përpjekje të përbashkët, shumëkush ka filluar të mendojë më shumë se ç’duhet për të nesërmen dhe të harrojë se mbrojtja e jetës është kryefjala, qahet për masat shtrënguese, u them se po të mos kishim marrë të parët masat që morën dhe po të mos kishte qenë ky mirëkuptim mbarëpopullor dhe rezistenca e mrekullueshme e shqiptarëve, ne nuk do të numëronim 17 të vdekur”, tha Rama.
“Këtë nuk e them unë, por cilido nga ata që e njohin mirë se si funksionon një epidemi dhe avancon një virus armik i padukshëm. Ky virus i padukshëm ka kapur në befasi edhe superfuqitë e planetit dhe ka paralizuar të gjitha ushtritë dhe kapacitetet mbrojtëse e ushtarake të gjithë planetit. Askush nuk thotë dot sot se ka një ilaç më të mirë se sa rezistenca popullore. Rezistencë popullore, sot kërkon çdo lider nga ata të vendeve më të zhvilluara të botës tek gjithë të tjerët”, tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe