LAJMI I FUNDIT:

Tekashi 6ix9ine lirohet nga burgu për shkak të frikës se mund të infektohet me coronavirus

Tekashi 6ix9ine lirohet nga burgu për shkak të frikës se mund të infektohet me coronavirus
Tekashi 6ix9ine (Foto: Bob Levey/Getty Images/Guliver)

Pandemia coronavirus ka shkaktuar frikë të madhe edhe te figurat publike të cilët tashmë gjenden prapa grilave. Njëri prej tyre është reperi Daniel Hernandes, i njohur si Tekashi 6ix9ine, i cili tashmë është liruar me kusht, shkruan BBC.

Kjo ka ndodhur si përpjekje mbarëkombëtare në Amerikë për të frenuar shpërthimin e virusit vdekjeprurës në burgjet e Shteteve të Bashkuara.


Një gjykatës ka konfirmuar se reperi nuk ka virus, por konsiderohet me rrezik të lartë për shkak të astmës së tij dhe trajtimit të mëparshëm spitalor që kishte për bronkitin.

Tekashi 6ix9ine (Foto nga Bob Levey/Getty Images/Guliver)

Sipas ekipit juridik të 6ix9ine, ai do të përfundojë katër muajt e mbetur të dënimit të tij dyvjeçar nën arrest shtëpiak, duke ngjitur kështu edhe një monitor GPS në kyçin e këmbës.

Frika nga coronavirus- Tekashi 6ix9ine kërkon të lirohet përkohësisht nga burgu
Lexo po ashtu Frika nga coronavirus- Tekashi 6ix9ine kërkon të lirohet përkohësisht nga burgu

Gjykatësi Paul Engelmayer, i cili fillimisht e dënoi atë, sugjeroi që pandemia aktuale është paraqitur si “arsye e jashtëzakonshme dhe bindëse” për lirim. Ai gjithashtu tha se Daniel Hernandez “nuk do të paraqesë ndonjë rrezik domethënës për komunitetin”.

Tekashi 6ix9ine akuzohej për një numër të konsiderueshëm të veprave penale si mbajtje e armëve te zjarrit, akuza për komplot dhe një seri grabitjesh së bashku me bandën e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori