LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Malishevës ndihmon edhe të moshuarit që jetojnë vetëm

Komuna e Malishevës ndihmon edhe të moshuarit që jetojnë vetëm

Në këtë periudhë kur Komuna e Malishevës, është në karantinë, qytetarët nuk mund të lëvizin, por ka prej tyre që janë në moshë të shtyrë dhe jetojnë vetëm, ndërsa jeta e tyre bëhet edhe më e vështirë, pasi nuk mund ti vizitoj askush.

Një prej tyre është edhe H.G. nga Kijeva, të cilën sot e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe e ka ndihmuar me pako ushqimore, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjendja e saj, është lajmëruar nga banorët e Kijevës, dhe në bashkëpunim me kryetarin e Kijevës, Bashkim Gashi, nënkryetari Berisha, e ka vizituar dhe i ka ofruar mbështetjen e komunës, duke e siguruar se asaj nuk do ti mungoj asgjë për jetesë.


“Apeloj tek të gjithë ata që kanë njohuri për raste të tilla, për familje në nevojë emergjente, për persona të moshuar të cilët nuk mund të dalin për tu furnizuar, qoftë për shkak të kushteve ekonomike, qoftë për shkak të kufizimit të lëvizjeve, ta njoftojnë komunën, pasi ne jemi 24 orë në ditë, në shërbim të qytetarëve dhe të gjitha rastet e tilla, të identifikuara do të ndihmohen, në çdo kohë dhe në çdo vend të territorit të Komunës së Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha, duke ju bërë thirrje që të na kontaktojnë për raste të tilla të familjeve në nevojë, që nuk mund të lëvizin gjatë kësaj periudhe, për shkak të kufizimit të lëvizjes dhe sigurisë për të mbrojtur nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori