LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Vendimi për përjashtim të shërbimeve të Telekomit nga procedurat e prokurimit kufizon konkurrencën e lirë

Hoti: Vendimi për përjashtim të shërbimeve të Telekomit nga procedurat e prokurimit kufizon konkurrencën e lirë

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi i Qeverisë në detyrë që përjashtin shërbimet e Telekomit nga procedurat e prokurorimit publik është kundërshtues pasi kufizon konkurrencës së lirë.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ligji i Prokurorimit mund të përjashtohet vetëm kur blihen pajisje ushtarake apo mjete speciale për AKI-në, policinë ose FSK-në.

“Vendim i Qeverisë në detyrë, që i përjashton shërbimet e Telekomit nga procedurat e prokurimit publik me arsyetimin se janë shërbime të rëndësisë së veçantë shtetërore, është kundërkushtetues pasi e kufizon konkurrencën e lirë. Ligji i prokurimit mund të përjashtohet përveç kur blihen pajisje ushtarake jo standarde, mjete speciale për AKI, Policie, FSK dhe raste të kësaj natyre”, shkruan Hoti.


Po ashtu, edhe në këto raste, sipas Hotit, mund të përjashtohen vetëm disa procedura të prokurimit.

“Në fakt, edhe në ato raste, përjashtohen vetëm procedurat e hapura të prokurimit, dhe zbatohen procedurat e mbyllura dhe negocuese për të siguruar vlerën për paratë që paguhen. Shërbimet telefonike, të televizionit kabllovik dhe internetit që ofron Telekomi nuk përbëjnë shërbim të veçantë shtetëror, por shërbime publike që secili nga ne e kemi në familjet tona”, shprehet Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori