Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim krerët e Odave Ekonomike në Kosovë, për të diskutuar kërkesat dhe nevojat që kanë në këtë kohë pandemie bizneset kosovare dhe punëtorët e sektorit privat.
PDK bën të ditur se krerët e Odave Ekonomike të Kosovës, kanë shprehur shqetësimet se ekonomia e Kosovës është duke shkuar drejt kolapsit si pasojë e përhapjes së pandemisë.
Veseli tha se si lider i opozitës do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, për të miratuar një pako të veçantë ekonomike e cila do t’i ndihmojë 280 mijë punëtorë të sektorit privat si dhe mbi 60 mijë biznese private.
“Ne nuk do të rrimë duarkryq. PDK do të ndërmerr hapa konkret për tejkalimin e kësaj situate. Hapat që i ka ndërmarrë qeveria aktuale nuk janë të mjaftueshme për faktin se janë shumë sipërfaqësore dhe nuk i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të sektorit privat i cili në fakt e mbushë arkën e shtetit përmes së cilës mbahet e gjithë jeta ekonomike, jeta politike, jeta sociale e kulturore në Republikën e Kosovës. Dhe në të njëjtën kohë, veprimet të cilat është duke i ndërmarrë qeveria aktuale dhe kryeministri janë jashtë ligjore”, tha kreu i PDK-së.
Veseli tha se nuk duhet lejuar që 280 mijë familje kosovare në sektorin privat të shndërrohen në raste sociale.
“Qysh në javën e ardhshme, PDK do të ndërmerr iniciativën, do të kemi seancë të jashtëzakonshme përmes së cilës ne duhet të miratojmë një pako të veprimeve ekonomike financiare që ndihmojnë këta ndërmarrës që Kosovën në ballafaqimin e vet me pandeminë e bëjnë të suksesshme. Ta tejkalojnë edhe në aspektin shëndetësor por edhe në atë ekonomik këtë pandemi, në mënyrë që shteti i Kosovës të jetë stabil dhe mos të lejojmë që 280 mijë familje kosovare në sektorin privat të shndërrohen në raste sociale”, tha Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj