Numri i pacientëve të rinj të prekur me coronavirus në Kinë është duke u zvogëluar dukshëm, pasi që në shkurt kaloi piku i krizës së pandemisë, kurse jeta dhe gjithçka tjetër në këtë vend po i kthehet normalitetit.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shangai, kurse provinca Hubei në të cilën jetojnë 60 milionë njerëz ka hapur kufijtë e saj, transmeton Telegrafi.
Ajo çfarë i ka kontribuar më së shumti është mbrojtja e mirë e punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk kanë të regjistruar as edhe një rast me COVID-19 në mesin e punonjësve shëndetësorë që nga fillimi i shkurtit.
Infermieret në Wuhan punojnë nga katër orë në një ndërrim, kurse mjekët deri në gjashtë orë. Gjatë kësaj kohe nuk guxojnë të hanë, pinë e as që të shkojnë në tualet.
Një video që po qarkullon në masë të madhe nëpër rrjete sociale, shfaq mjeken e cila demonstron se çfarë duhet të bartë derisa punon në një spital në qytetin kinez Wuhan, epiqendra e coronavirusit.
Në Kinë janë shfuqizuar masat preventive siç ishte mbyllja e trafikut, ndërsa punimet nëpër objekte të ndryshme ka rifilluar, e qytetarët sërish po udhëtojnë me autobusë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak