LAJMI I FUNDIT:

Kollçaku pas letrës së presidentit për mandatarin: Kjo është grabitje e pushtetit, në kundërshtim me Kushtetutën

Kollçaku pas letrës së presidentit për mandatarin: Kjo është grabitje e pushtetit, në kundërshtim me Kushtetutën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas letrës që presidenti, Hashim Thaçi i ka dërguar kreut të LVV-së, Albin Kurtit ku i kërkon propozimin e mandatarit për kryeministër.

Deputetja shkruan se kjo është një grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Po ashtu, në reagimin e saj të shkurtë, ajo thotë se pastaj do të pasojë legalizimi i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.


“ Nga PAN- i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, shkruan Mulhaxha Kollçaku.

Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur përmes dy letrave kryeministrit në detyrë, njëherësh edhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, ku i ka kërkuar një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.

Thaçi i shkruan Kurtit, i kërkon propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë
Lexo po ashtu Thaçi i shkruan Kurtit, i kërkon propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë

Në letrën e parë drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori