LAJMI I FUNDIT:

Cavani drejt rikthimit në Itali, kontratë me pagë prej shtatë milionë eurove në sezon

Cavani drejt rikthimit në Itali, kontratë me pagë prej shtatë milionë eurove në sezon

Edinson Cavani do të largohet si futbollist i lirë nga kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain.

Pas shtatë viteve qëndrim në kryeqytetin francez, Cavani do të largohet nga PSG si futbollist i lirë pasi i mbaron kontrata në qershor.


Shumë skuadra janë vënë pas tij, duke përfshirë Boca Juniors, La Galaxy, Inter Miami e Leeds United.

Por duket se Cavani do të rikthehet përsëri në Serie A, pasi ka marrë një ofertë tunduese.

Cavani sa ishte pjesë e Napolit

Është ish-skuadra e tij Napoli që i ka ofruar kontratë tri vjeçare me një pagë vjetore prej shtatë milionë euro.

Në rast se nënshkruan me Napolin, Cavani do të fitojë 21 milionë euro në tri sezonet e fundit me napolitanët.

Gjithsesi Napoli i ka ofruar edhe shtatë milionë euro të tjera bonuse në rast të nënshkrimit pasi lojtari është i lirë.

Tuttosport raporton se 33-vjeçari e ka marrë shumë seriozisht ofertën e Napolit dhe pritet rikthimi i tij në Serie A. /Telegrafi/