LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri prezanton një pjesë të këngës së re

Dafina Zeqiri prezanton një pjesë të këngës së re
Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja Dafina Zeqiri para pak ditëve publikoi projektin e ri muzikor “Një herë në jetë” në bashkëpunim me producentin Cricket.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka arritur të grumbullojë mbi katër milionë klikime.


Përderisa jemi akoma në vetë-izolim, ajo ka bërë të ditur se ka realizuar edhe një projekt tjetër muzikor.

E njëjta ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, përmes së cilës prezanton një pjesë të këtij projekti.

Kënga duket të jetë ritmike dhe pritet të publikohet së shpejti, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth saj.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave, të cilët duken se mezi po presin për hitin e radhës të 30-vjeçares.

Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

“Sa dashni e madhe”, është përshkrimi krahas videos.

View this post on Instagram

Sa dashni e madhe…

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on Apr 1, 2020 at 6:58am PDT

Dafina po ashtu është duke punuar në albumin e ri dhe mbase ky projekt është pjesë e tij. /Telegrafi/