Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, ka treguar disa gjëra interesante rreth karrierës së tij.
Ai foli për “FanZone” rreth eksperiencës së tij te Akhmat Grozny në Rusi, por pa harruar përvojën që mori te Skënderbeu, ku pastaj kaloi në futbollin rus.
“Në Rusi po qëndrojnë në shtëpi për shkak të këtij virusi. Shpresoj të kalojë shpejt, pasi ne jemi mësuar me aktivitete, por tani i rëndësishëm është shëndeti. Klubi ka vendosur të qëndrojmë një muaj pushim, pasi këtu është vendosur më 30 maj, e deri në një maj do të jemi në shtëpi pastaj do të varet nga situata. Te Akmati jam përshtatur shumë mirë dhe kam shumë respekt për klubin, kontratën e rinovova pa e parë fare”, ka thënë fillimisht ai.
Berisha tregon se në klubin e Akhmatit nuk mungojnë befasitë dhe dhuratat.
“Kisha një mosmarrëveshje me trajnerin dhe presidenti kërkoi që unë të luaja. Trajneri më futi në fushë dhe shënova gol e pas ndeshjes më thanë që më kërkon presidenti. E pashë që ishte një makinë dhuratë nga klubi në shenjë respekti”, ka treguar “Berni”.
Berisha luan së bashku me Odise Roshin tash e një kohë ndërsa tregon për afërsinë me të.
“Roshi këtë sezon ka treguar një gjendje shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Mundohem të jem afër me të pas largimit të Balajt, që ishte shoku i tij më i mirë. Unë dhe Roshi të japim më të mirën për klubin dhe kombëtaret tona”.
Shtyrja e Maqedoni e Veriut – Kosovë, sipas Berishës ka qenë vendim i duhur.
“Ishte vendimi i duhur, pasi jemi të gjithë pa stërvitje. U bëj thirrje të gjithëve që duhet të jemi të përqendruar e të dëgjojmë çfarë thonë mjekët. Ne nuk kemi fuqinë e Gjermanisë apo shteteve të tjera. Në Kosovë, përveç virusit, edhe situata e politikës nuk është e mirë, por ata duhet të jenë bashkë në këto momente të vështira e për këtë duhen falënderuar mjekët me punën e tyre”.
Në fund ai falenderon klubin e Skënderbeut që i ndihmoi të ngitet në karrierë.
“Dua të falënderoj lojtarët e Skënderbeut, pasi më afruan shumë shpejt. Futbolli luhet për tifozët dhe unë dua gjithmonë të fitoj në këtë lojë. Çdo stërvitje kisha problem për t’u përshtatur, pasi kishte shumë lojtarë të mirë teknikisht. Në fillim hasa vështirësi te Skënderbeu, por më pas trajneri Josa ka bërë një punë shumë të madhe me mua. Skënderbeun dua ta falënderoj, edhe presidentin Takaj, ua kanë qenë shumë korrekt”, ka thënë ai. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha
Sot mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe Bayern Munich luftojnë për finalen e madhe
"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?