LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përgjysmohet numri i personave që nuk kanë respektuar orën policore

Maqedoni, përgjysmohet numri i personave që nuk kanë respektuar orën policore

Janë ngritur 47 kallëzime penale ndaj personave që në 24 orët e fundit nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalim të përhapjes së virusit korona. Policia ka kontrolluar 941 persona në izolimi dhe 2.752 në vet izolim.

“Policët në inspektimet e personave në izolim dhe vet izolim zbuluan se në dy raste të ndryshme, dy persona në vet izolim nuk u gjetën në shtëpinë e tyre. Masën për qarkullim gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar 47 persona. Ndërsa 17 persona të tjerët janë arrestuar dhe për pjesën tjetër janë hartuar procesverbale – njoftojnë nga MPB-ja.

Për herë të parë nga vendosja e orës policore në Tetovë dhe Gostivar mbrëmë policia nuk ka regjistruar shkelje të kufizimit të lëvizjes.


“Numri i tërësishëm i personave të mbajtur në karantinë shtetërore në këtë rajon arrin 209. Për momentin në rajonin e njëjtë ka 182 njerëz me deklarata të nënshkruara për vet izolim – thonë nga SPB Tetovë.

Gjykata Themelore-Strumicë ka shqiptuar dënime me nga 3 mijë euro dhjetë qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes.

“Prokuroria Themelore Publike-Strumicë ka propozuar 13 akuza për mosrespektim të rekomandimeve gjatë kohës së epidemisë, që është e dënueshme sipas Nenit 206 Alineja 1 nga Ligji Penal. Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe 13 qytetareve të Strumicës u është shqiptuar dënimi në vlerë prej 3 mijë euro për secilin prej tyre – thonë nga Prokuroria Themelore Publike-Strumicë.

Për dallim nga 24 orët e fundit, paraprakisht 89 persona e kishin shkelur orën policore.

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori