LAJMI I FUNDIT:

Shërohet pacientja zero me coronavirus në Kosovë, gëzim në Klinë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu

Pacientja e parë e prekur në Kosovë me coronavirus ishte nënshtetasja italiane që kishte punuar në Klinë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu ka konfirmuar se pacientja në fjalë tashmë rezulton e shëruar nga coronavirusi.

“Është një lajm tepër i gëzueshëm për ne që jetojmë në Klinë. I falënderoj qytetarët e Klinës që kanë zbatuar në përpikmëri rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Sejdiu thotë se nuk mund të flitet për kalim rreziku në këtë komunë, por shton se një vatër e coronavirusit tashmë është shuar me shërimin e plotë të pacientes.

“Të gjithë anëtarët tjerë të kampit [ku ka punuar e infektuara] kanë rezultuar negativ, dhe me vet shërimin e pacientes mund të konsiderojmë se një vatër është shuar”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës thotë se për fat të mirë edhe kontaktet tjera që ka pasur personi i infektuar janë testuar se të gjithë kanë rezultuar negativ nga COVID-19.

“Gjendja në Klinë është stabile, por ne nuk guxojmë të pasivizohemi pasur parasysh se jemi në kufi edhe me Komunën e Malishevës ku ka shumë të prekur”, tha ndër të tjera Hekuran Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori