LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Kemi tre skenarë për t’u ballafaquar me pasojat nga coronavirusi

Angellovska: Kemi tre skenarë për t’u ballafaquar me pasojat nga coronavirusi

Ministrja e Financave Nina Angellovska, sot në konferencë për shtyp tha se ke tre skenarë për t’u ballafaquar me pasojat e pandemisë së coronavirusit.

Sipas saj do të ketë situatë të favorshme, jo të favorshme dhe më e pafavorshmja, ndërsa shtoi se të gjithë presin që goditja më e madhe të jetë në çerekun e dytë të vitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është shumë e vështirë për analistët ekonomikë, përfshirë institucionet financiare ndërkombëtare, të parashikojnë se çfarë po ndodh. Kjo është për shkak të vetë natyrës së krizës, kjo është arsyeja pse skenarët tona azhurnohen vazhdimisht, kështu që ne kemi versione të shumta të secilit skenar. Në përgjithësi, ne kemi tre skenarë bazë: të favorshëm, jo të favorshëm dhe më të pafavorshëm”.


“Në skenarin e parë – të favorshëm, parashihet rënie prej 20% në anën e të ardhurave totale të buxhetit të konsoliduar, të paraparë në plan. Kjo parasheh uljen e të ardhurave me rreth 700 milion euro, gjegjësisht për aq do të rritet deficiti dhe nevojat e financimit”.

“Në skenarin e dytë – të pafavorshëm, parashihet rënie e buxhetit prej rreth 30 përqind, me çka nevojat do të rriteshin për rreth 1 miliardë euro”.

“Dhe në skenarin e tretë – më të pafavorshëm, nëse ka rënie të të ardhurave mbi 40 përqind, do të na duheshin shtesë 1.3 miliardë euro”, tha Angellovska.

Ajo shtoi se institucionet kompetente janë të kyçura dhe e ndjekin me vëmendje situatën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori