Dimitrov: Përfitimet nga NATO dhe BE qytetarët i shohin edhe në luftën kundër coronavirusit
“Përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe nga fillimi i negociatave inkaudruese me BE-në qytetarët i shohin edhe në luftën kundër koronavirusit. Shihet se prej nga na vjen ndihma e parë. BE-ja ka një pako prej 410 milionë eurove për mbarë rajonin, prej të cilave diç nën 70 milionë për vendin tonë”.
Këtë e deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Sipas tij, anëtarësimi në NATO është vërtetim i shtetësisë sonë dhe e ardhme e sigurt, ndërkaq kur të tejkalohet kjo krizë do të sjellë më shumë investime të huaja, që do ta ngritë standardin jetësor të qytetarëve.
“Me fillimin e negociatave me BE-në do të kemi qasje drejt Fondit për solidaritet të BE-së dhe prej këtu do të shihen benefitet. Do të ketë më shumë nga IPA mbështetja, do të jemi nën thjerrëz më të madhe për atë se si na funksionon shteti juridik, si na funksion liria e mediumeve dhe funksionaliteti i demokracisë sonë. Ne po vihemi në binarë dhe përfundimisht bëmë hap përpara nga vendi i pritjes ku ishim të mbyllur me dekada”, deklaroi Dimitrov për Alsat.
Ai tha se punë e madhe është ajo që në kushte të këtilla të jashtëzakonshme edhe NATO-ja edhe BE-ja gjetën kohë, energji dhe fuqi për t’i sjellë këto vendime.
“Nga njëra anë praktikisht në dy ditë, ne patëm dy suksese të mëdha historike për qëllime që i punuam që nga pavarësia jonë. U bëmë anëtare e NATO-s më 27 mars, dje e pamë të gjithë se si u ngrit flamuri i Maqedonisë së Veriut në selinë në Bruksel. Një ditë më parë liderët e BE-së e konfirmuan vendimin politik të ministrave të vendeve anëtare, përfundimisht të fillojmë negociata inkuadruese menjëherë pas përgatitjes së kornizës negociuese”, deklaroi Dimitrov./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!