LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka turistë, banorët të mbyllur në shtëpi – jaguarët dhe krokodilët “marrin kontrollin” e vendpushimeve në Meksikë

Nuk ka turistë, banorët të mbyllur në shtëpi – jaguarët dhe krokodilët “marrin kontrollin” e vendpushimeve në Meksikë

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë se si krokodilët, jaguarët dhe breshkat e detit po “marrin kontrollin” e dy vendpushimeve meksikane pasi aktivitetet turistike janë pezulluar dhe banorët janë mbyllur brenda shtëpive, si pasojë e COVID-19.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, kafshët u filmuan në vendpushimet bregdetare të Cancun dhe Riviera Maya në shtetin jug-lindor meksikan Quintana Roo.

Në një video, një krokodil është parë duke notuar përgjatë një kanali jashtë ballkoneve të njerëzve.


Ndërkohë, një tjetër video tregon një jaguar duke ecur në një rrugë të qytetit natën.

Sipas mediave lokale, jaguar u vu re edhe brenda kompleksit të Grand Sirenis Riviera Maya Resort & Spa në Tulum.

Veç këtyre, mungesa e turistëve dhe banorëve në hapësirat publike krijoi mundësinë që një breshkë deti të hedh vezët e saj në plazh përpara një hoteli luksoz në Cancun.

Sekretari rajonal i mjedisit Alfredo Arellano u tha mediave lokale: “Mesatarisht, ne shohim vetëm një breshkë deti në vit dhe sezoni i foleve fillon në maj, ishte diçka e pazakontë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Interneti

Interneti "pushtohet" nga teoritë konspirative - një seri librash e shekullit të 19-të thuhet të ketë parashikuar zgjedhjen e Trumpit

Interesante
Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Fun
Incidenti viral në rrjete sociale - elefanti sulmon automjetin pasi u provokua nga një burrë

Incidenti viral në rrjete sociale - elefanti sulmon automjetin pasi u provokua nga një burrë

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori