LAJMI I FUNDIT:

“Kur jeta ishte festë”, Tayna kujton pushimet në Miami

“Kur jeta ishte festë”, Tayna kujton pushimet në Miami
Tayna (Foto: Instagram/tayna)

Rep-artistja Tayna është bërë sensacion këto dy vitet e fundit për shkak të suksesit të madh në muzikë. Këngët e saj dëgjohen në çdo cep, e po ashtu ajo kërkohet në vende të ndryshme të botës për të performuar.

Së fundmi, ajo kishte qenë në Amerikë për të mbajtur një eveniment e më pas edhe ta kalojë kohën e lirë atje. Ky event u anulua pasi që në atë kohë veçse kishin filluar të merreshin masat kundër tubimeve të njerëzve në vende të ndryshme.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Tayna shihet tejet tërheqëse e veshur në të bardha ku në të njëjtën kohë përmend edhe vendin ku ka qenë.


(Foto: InstaStory/tayna)

“Kur jeta ishte festë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale.

Karantinë dhe ‘freestyle’, Tayna me sfidë të re
Lexo po ashtu Karantinë dhe ‘freestyle’, Tayna me sfidë të re

Pas kthimit të saj në vendin e saj të lindjes, Prizren, Tayna po qëndron e izoluar në shtëpi duke kujtuar kohët  që i ka kaluar në Miami. /Telegrafi/