Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës u pajtuan se situata në tregjet e naftës nuk është në favorin të asnjërit vend.
Kremlini zyrtar njoftoi se të dy presidentët ranë dakord që zyrtarët rusë dhe ata amerikanë të energjisë, të vazhdojnë diskutimet për situatën e krijuar pas uljes së çmimit të naftës në nivel botëror.
Në këtë drejtim, presidenti Trump, të hënën, e ka quajtur si “çmenduri” luftën e çmimeve mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.
“Padyshim, ka një pajtim se situata aktuale e tregut të naftës nuk është në interes të vendeve tona”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov nuk pranoi të komentojë, kur u pyet, nëse të dy udhëheqësit kishin diskutuar për Arabinë Saudite gjatë telefonatës së tyre.
Në fillim të këtij muaji vendet eksportuese të naftës dhe Rusia dështuan të arrijnë një marrëveshje për të ulur prodhimin, gjë që ndezi një luftë të çmimeve midis Arabisë Saudite dhe Rusisë.
Situata e krijuar me pandeminë e Coronavirusit, që çoi në uljen e kërkesës për naftë, gjithashtu kontribuoi në uljen e çmimeve. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City