LAJMI I FUNDIT:

Treni i shpejtë shndërrohet në spital, francezët transportojnë të prekurit nga coronavirusi edhe me helikopterë

Treni i shpejtë shndërrohet në spital, francezët transportojnë të prekurit nga coronavirusi edhe me helikopterë

Në Francë disa ditë më parë ka filluar evakuimi i organizuar i pacientëve të prekur nga coronavirusi – duke u transportuar me trenin e shpejtë TGV që është i pajisur me të gjitha pajiset medicinale dhe po dërgohen nga lindja e vendit që është goditur më së shumti në drejtim të pjesës perëndimore.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran, ka deklaruar se treni-spital TGV është i llojit të parë në Evropë që po kryen këto transportime, transmeton Telegrafi.


Pacientët e parë janë futur në tren në orët e para të mëngjesit, ku me autoambulanca janë sjellë në stacionin e trenit në Salzburg në rajonin Alzas, që po konsiderohet si rajoni që është goditur më së shumti nga epidemia.

Njëzet pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore duhet të dërgohen nga Salzburgu për në spitalet e pjesës perëndimore – më saktësisht nëpër spitalet e qyteteve Anze, Le Man, Nant dhe disa tjera.

Ata janë sistemuar në pesë vagonë që janë shndërruar në repart të kujdesit intensiv, kurse në çdo vagon gjendet ekipi mjekësorë – anestesteziologu, internisti dhe tre mjekë tjerë. Afro 50 anëtarë të personelit logjistik dhe medicional po marrin pjesë në këtë aksion.

Operacione tjera të evakuimit po kryhen me aeroplan të Airbus ku forcat ajrore po i dërgojnë nëpër spitale edhe me helikopter. E shumë spitale ushtarake kanë hapur dyert për civilët që janë prekur ngas coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori