LAJMI I FUNDIT:

Në Pollog mbi 500 persona janë në vetizolim

Në Pollog mbi 500 persona janë në vetizolim

Më shumë 500 persona në Tetovë dhe Gostivar ndodhen në vetëizolim, të cilat kanë udhëtuar jashtë shtetit ose për shkak të kontaktit të mundshëm me personat e infektuar me virusin korona. Një ndër to është edhe Adem Jashari. Ai erdhi nga Gjermania në 18 mars dhe tashmë 12 ditë, vazhdon të jetë në vetizolim në shtëpi, duke respektuar afatin prej 14 ditëve.

Sot është e 12 ditë, pra prej 18 marsit kam qenë në karantinë, pra ishte dita e fundit që aeroporti i Shkupit lejonte që aeroplanët të fluturonin për aty. Unë iu jam përmbajtur deri më tani masave dhe rregullave, pra ka 12 ditë që nuk kam dalë nga shtëpia. Mundohem të mos kem kontakte edhe me familjarët e tjerë. Këtë nuk e bëj se kam shumë frikë nga shteti, por e bëj se dua të ndjehem moralisht dhe shpirtërisht mirë”-tha Adem Jashari.

Periudha të cilën e kalon në karantinë nuk është edhe aq e lehtë, thotë Jashari, i cili kohën e kalon dike shikuar filma, duke lexuar dhe duke zhvilluar takime apo ligjërata online. Takime me miqtë nuk ka por thotë se përmes rrjeteve sociale “takohen” shpesh virtualisht.


” Me miqtë e mijë shihemi shpesh pra me kamera me uatsup, flasim gati se çdo ditë shkruajmë nëpër grupe të uatsup, instagram, kam marrë pjesë në orën e diskutimit që zhvillohet nga Këndi Amerikan në Tetovë, pra mundohem që të mos jem shumë “out” por të mbaj kontaktet me gjithë miqtë dhe shoqërinë time”-pohoi Adem Jashari.

Personat që gjenden në karantinë, qoftë personale apo shtetërore në asnjë mënyrë nuk duhet të trajtohen si pacientë, por të njëjtit, njësoj si edhe të sëmurit nuk ka pse të stigmatizohen në shoqëri,

“Këta janë njerëz të shëndetshëm por ky është një mekanizëm, një model që na mbron gjithë neve. Këta bashkëqytetarë nuk paraqesin asnjëfarë rreziku as për rrethin as për qytetet ku janë të karantinuar sepse këta janë krejtësisht të shëndetshëm që e kanë patjetër ta kalojnë këtë periudhë prej 14 ditësh në vetë izolim”-theksoi Venko Filipçe. Ministër i shëndetësisë.

Rastet e vetë izoluara, por edhe ata që janë izoluar me rekomandim të Inspektoratit të shëndetit, kontrollohen nga dy deri në tri herë në ditë, thonë nga Policia e Tetovës.

“Pjesëtarët e policisë nga secili njësitë apo stacion policor, kryejnë kontroll të paktën dy herë në ditë, mirëpo në raste kur dyshimet janë të mëdha për shkelje të kësaj mase, kontrollohen edhe tre apo katër herë. Deri tani ka respektim të këtyre rregullave përveç një rasti në Çegran para dy javësh nuk respektoi rregullin dhe ndaj tij është përgatitur parashtresë adekuate”-pohoi Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit, numri i personave të vetë izoluar javën e fundit ka kaluar shifrën prej 500 të atillë, ndërsa 26 persona janë izoluar me rekomandim të Inspektoratit të shëndetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori