Presidenti i Kosovës nga java e ardhshme pritet të ftojë në takim për konsultime të gjithë liderët e partive politike, për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re. Pasi që njoftimi zyrtar i mocionit nga Kuvendi ka arritur të premten në Zyrën e presidentit, Hashim Thaçi nuk ka arritur të ftojë këta të fundit në takim për të hënën.
Partitë politike të kontaktuara nga KP në lidhje me atë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi, kanë thënë se nuk kanë ende qëndrim zyrtare në lidhje me këtë çështje.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri deklaroi përmes telefonit për KosovaPress se ende nuk dihet nëse kjo parti do t’i shkojë në takim presidentit Thaçi përderisa ende nuk ka ftesë zyrtare.
“Është problem i presidentit. Neve nuk ka thirrur ende në takim. Pa e marrë ftesën ne nuk flasim. Kur të na e dërgojë ftesën, ju tregojmë. Ne një qeveri e kemi rrëzuar për shkak të këtyre problemeve, nuk na ka thirr askush ende neve. Nuk paragjykojmë asgjë në këtë situatë”, tha Haziri.
Për dallim nga kjo parti, Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate tha se me të marrë ftesën nga presidenti, do të shkojnë si parti për konsultime në lidhje me qeverinë e ardhshme.
“Së pari ne do të shkojmë në takim dhe të bisedojmë me të gjithë liderët, për të bërë një zgjidhje më të mundshme për vendin. Për një qeveri gjithëpërfshirëse apo një parti që të mund të formojë qeverinë. Presidenti duhet sa më shpejt të ftojë liderët e partive politike, dhe të merr mendimin e të gjithëve për të parë si të dalim nga kriza. Ne jemi për institucione stabile, pasi në këtë kohë vendit i duhet një qeveri stabile, e cila di të merr vendime”, tha Shala.
Në një përgjigje me shkrim zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi thotë se pa e marrë ftesën nga presidenti, nuk mund të deklarohen nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ose jo.
“Nuk kemi pranuar ende ftesën, pa ftesë nuk kam ndonjë koment”, tha Bytyçi.
KP ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook sot ka thënë se presidenti Thaçi duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Presidenti Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës kishte deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re. E për këtë, ai kishte thënë se këtë do ta bëjë të h ënën, duke shtuar se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos