Të gjithë ata kredimarrës që kanë hasur vështirësi financiare, duhet të kontaktojnë bankat e tyre me qëllim të pezullimit të pagesave të kësteve të kredisë.
Kështu thotë Banka Qendrore e Kosovës në vendimin për t’i pezulluar pagesat e kësteve pas gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronavirusit në vend.
“Kredimarrësit që janë në pa mundësi për pagesë të këstit të kredisë do të mund të mos e paguajnë këstin e tyre nga data 16 mars 2020 deri më datë 30 prill 2020. Secili kredimarrës që është në pamundësi për pagesë të këstit në periudhën si më sipër duhet të bëjë kërkesë te kredi dhënësi për një gjë të tillë përmes adresës elektronike apo përmes telefonit, dhe kërkesat e tilla do të aprovohen”, thotë BQK, përcjell Telegrafi.
Institucioni më i lartë financiar në vend, thotë se këstet e papaguara do të jenë subjekt i pagesës pas kalimit të situatës së krijuar.
Sipas BQK-së, afati i llogaritjes së kredisë do të shtyhet për një muaj.
“Këstet e papaguara do të jenë subjekt i pagesës pas kalimit të situatës së krijuar, që nënkupton që afati i maturimit të kredisë do të shtyhet gjithashtu për një muaj! I inkurajojmë të gjithë kredimarrësit që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale meqë funksionimi efikas i sistemit financiar është jetik dhe esencial në rrethanat të cilat po kalon vendi”, njofton BQK.
Në fund, BQK thotë se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që kreditë të mos klasifikohen, të mos kërkohen provizione shtesë dhe të mos klasifikohen si kredi me probleme në Regjistrin e Kredive.
Lidhur me këtë, bankat komerciale në vend kanë njoftuar se nuk do të aplikojnë interes shtesë për këtë periudhë të shtyerjes së kredive.
“Sapo të pranohet kërkesa juaj, periudha e maturimit të kredisë suaj do të zgjatet për 3 muaj, ndërsa për këtë periudhë nuk do të aplikohet interes shtesë (interesi për tre muaj të shtyerjes së kësteve paguhet në muajin e katërt)”, njofton Raiffeisen Bank, përcjell Telegrafi.
Kurse në njoftimin e bankës Procredit thuhet se, “pagesa e interesit të rregullt për muajt që kërkoni shtyerje do të ngarkohet në këstin e parë pas përfundimit të periudhës së shtyrjes, ndërsa, pagesa e kryegjesë të kësteve të shtyera do të ngarkohet në këstet e ardhshme të kredisë”.
Edhe TEB Bank njofton se do ta aplikoj vetëm interesin e rregullt.
“Për periudhën e pauzimit (një ose dy muaj) të kredisë, TEB nuk do të aplikon interes ndëshkues. Po ashtu, për periudhën e njejtë të pauzimit (një ose dy muaj) të kredisë, TEB nuk do të aplikon provizione shtesë, por vetem interes të rregullt, i cili do të paguhet në muajin e parë pas periudhës se pauzimit kurse në muajin vijues, klienti do të fillojë me pagesë të kësteve të rregullta”, njofton banka TEB. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
RCC hap nominimet për gratë sipërmarrëse për vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar