Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami, iu ka bërë thirrje nxënësve që t’i përdorin platformat e MASHTI-it për mësimin online.
“I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të shfrytëzojnë këto materiale të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë “.
Bajrami njofton që nga e hëna ofrojnë mësim online për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, duke filluar nga klasat 1-9.
Postimi i plotë i ministres Bajrami:
“Mësim për gjithë fëmijët shqiptarë
Në kohën kur po bëhet thirrje të shtohet edhe më shumë kujdesi, të mos dilet nga shtëpia, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po punon në zgjerimin e mësimit online.
Për këtë arsye, shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë të përdorin platformat e MASHTI-it për mësimin online. I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të shfrytëzojnë këto materiale të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë.
Të nderuar bashkatdhetarë,
Për shkak të situatë më COVID-19, MASHTI ka filluar të ofroj mësimi online përmes vidomaterialeve të prodhuara enkas për këtë qëllim. Materialet nuk janë më të mirat të mundshme por janë më të mirat që MASHTI mund të ofrojë në këtë kohë.
Nga e hëna ofrojmë mësim online për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, duke filluar nga klasat 1-9, ndërsa nga 6 prilli, ne do të ofrojmë shumicën e lëndëve: për klasat 1-5 po përgatiten përmbajtjet mësimore për 4 lëndë; për klasën e 6-të, 8 lëndë; për klasat 7-të, 8-të dhe 9-të, 9 lëndë mësimore.
Kemi filluar gjithashtu prodhimin e video-mësimeve në gjuhë turke dhe boshnjake.
Të gjitha materialet tona mund t’i gjeni në http://emesimi.rks-gov.net, webfaqja e cili ju dërgon direkt te kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube, ku mund t’i gjeni të gjitha mësimet që transmetohen në RTK1 dhe RTK4. Kemi marrë vendim që të gjitha mësimet të jenë si burim i hapur (open source) për çdo medie, me kusht që ato nuk monetizohen dhe modifikohen.
Ju bëjmë thirrje të rrini në shtëpi dhe ta shpërndani këtë njoftim për të afërmit tuaj kudo ku ka shqiptarë”, ka shkruar ministrja Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët