LAJMI I FUNDIT:

Neymar shijon rrezet e diellit me miqtë në Brazil, ndërsa shpërfill distancimin shoqëror për coronavirusin

Neymar shijon rrezet e diellit me miqtë në Brazil, ndërsa shpërfill distancimin shoqëror për coronavirusin

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka injoruar udhëzimet për distancimin shoqëror të coronavirusit pasi ka ngarkuar në rrjetet sociale disa fotografi të tij dhe pesë miqve të tij, teksa merrnin rreze dielli së bashku.

Braziliani shihet duke marrë ca rreze pranë miqve, ndërsa më pas shfaqet duke luajtur në një fushë volejbolli dhe më pas ulet në një stol afër shtëpisë në Brazil, shkruan DailyMail.

Veprimet e pakuptimta të Neymarit bien në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këshillat e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) në një përpjekje për të luftuar përhapjen e virusit COVID-19.


Së bashku me këshillat themelore siç është larja e duarve, OBSh këshillon distancimin shoqëror, i cili përfshin mbajtjen e të paktën një metre distancës mes vete me njerëzit e tjerë.

Sidoqoftë, Neymar ka injoruar ato masa të sigurisë duke vazhduar të shoqërohet me miqtë, megjithë kryetarët e bashkive dhe guvernatorët në të gjithë Brazilin kanë porositur njerëzit që të qëndrojnë brenda dhe të izolohen.

Numri i të vdekurve në Brazil u rrit nga 46 në 57 të enjten, ndërsa rastet e konfirmuara u rritën në 2,433 nga 2,201 një ditë më parë, teksa virusi vazhdoin të përhapet.

Situata në Brazil mund të përkeqësohet nëse presidenti Jair Bolsonaro kalon me premtimin e tij për të rihapur shkollat dhe zyret për të ruajtur ekonominë e vendit.

Neymar aktualisht po shijon një pushim pasi Ligue 1 u pezullua deri të paktën më 2 prill pas shpërthimit të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Magazina
Kalo në kategori